E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia analizon operacionin për arrestimin e Dritan Dajtit

 

TIRANE - Aksioni i skuadrës së operacioneve speciale në Durrës për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti është bërë objekt i disa analizave në Policinë e Shtetit. Menjëherë pas ngjarjes, zyrtarët e policisë zhvilluan analizat paraprake e më pas u mor në shqyrtim e gjithë skema operacionale, urdhrat e dhënë dhe një sërë episodesh të tjera të aksionit. Ministria e Brendshme është duke zhvilluar një hetim në lidhje me aksionin në fjalë, duke bashkëpunuar edhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Operacioni është marrë në analizë edhe në disa mbledhje të zhvilluara në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë me Njësinë e Operacioneve Speciale GOS si dhe me drejtuesit e tjerë që kanë marrë pjesë në veprimet e policisë të zhvilluara në Durrës më 7 gusht 2009. Aksioni është diskutuar edhe me specialistë dhe ekspertë të policisë, ku janë marrë në shqyrtim të gjitha detajet e punës së forcave të rendit, që nga masat mbrojtëse, armatimi, mënyrat e ndërhyrjes, numri i pjesëmarrësve, vendosja e tyre në pozicionet përkatëse në aksion dhe detaje të tjera tekniko-profesionale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›