Adela: Unë jam kjo që jam këtu
Lojërat, bisedat e shakatë kanë mbushur ditën e banorëve. Adelajda, në bisedë me Bjordin, i thotë sërish se do të donte që gjatë qëndrimit në "Big Brother" të ketë dhënë një mesazh ndryshimi, sepse, sipas saj, deri më tani, ajo e ka fshehur gjithnjë veten. Moza është një tjetër banore që feston ditëlindjen në shtëpi, ndërsa të tjerët mendojnë për surprizën.
Kompozitori i "Big Brother"
Adi ulet pranë pianos dhe pasi vë një muzikë në sfond, bën sikur i bie duke imituar pianistët. Pas çdo pjese duartroket sikur të kishte publik. Qetsori e shikon dhe i thotë: "M‘u duk sikur ishte Junida!". Pranë tij shkon Bjordi, i cili qesh kur e sheh t‘i bjerë pianos. Ai ulet duke i rënë pjesës së kompozuar nga vetë ai, ndërsa Adi komenton ndërkohë që ai luan. Më pas bën një intervistë të shkurtër me kompozitor Bjordin, duke e pyetur se ku e kishte gjetur frymëzimin për muzikën. Bjordi tregon që muzika është inspiruar nga një periudhë jete e shokut të tij, Ardjan. Ai vazhdon duke thënë se ai transformoi vuajtjet në nota muzikore dhe në melodi. Intervista ndërpritet nga ndërhyrja e Arjanit, i cili i ngacmon me batuta.
"Gatimin e shohin si strategji!"
Anjeza, kur shikon Qetsorin duke gatuar, i thotë që i duket e lodhshme fakti i të gatuarit çdo ditë, sidomos tani që nuk ka më Arjonin që ta ndihmojë. Qetsori i thotë: "Kot nuk jam në nominim çdo herë!". Anjeza nuk e kupton shprehjen e tij, ndaj ai e sqaron duke i thënë se banorët e kanë kuptuar që është rezistent dhe nuk gatuan për lojë. Anjeza mendon se ndoshta banorët e kanë marrë gatimin si strategji. Sori nuk e përjashton si mundësi dhe shton që nuk e shikon si diçka negative.
"Kam qenë ndryshe nga Zhuljeta"
Gjatë kohës që banorët janë duke ngrënë, Arjani tregon që kishte parë një ëndërr me Zhuljetën. Ai ka thënë se me aq sa e ka parë nga jashtë, i dukej një person negativ. Adi thotë që Arjoni rrinte shumë me të. Qetsori ia kthen: "Doli pak i trembur Arjoni nga ajo lidhje!". Anjeza ndërhyn duke kërkuar të sqarohej se për çfarë lidhje bëhet fjalë. Qetsori shprehet që nënkuptonte lidhjen miqësore mes të dyve. Ai mendon se Arjoni humbi shumë nga shoqërimi me Zhuljetën, ndërsa sipas Adelajdës ai ndjehej mirë. Anjeza ndërhyn duke thënë se Arjoni e ka pëlqyer si shoqe. Arjani mendon që çdo marrëdhënie lind nga shoqëria, evoluon dhe bëhet dashurore. Anjeza thotë: "Pak rëndësi ka, pasi unë kam qenë ndryshe nga Zhuljeta!". Qetsori thotë që sipas tij, Arjoni nuk i jepte konfidenca, por Adelajda ndërhyn duke thënë që ata qëndronin gjatë gjithë kohës bashkë. Adi mendon që e ka bërë për efekt aleance. Sipas Adelajdës, Arjoni e kishte tepruar duke qëndruar me Zhuljetën. Ajo thotë që dhe ai vetë e kishte pranuar një gjë të tillë. Anjeza ndërhyn gjatë gjithë kohës duke mbrojtur Arjonin. Adi thotë që në fillim të gjithë kishin menduar që ata do kishin një lidhje, por me kalimin e kohës ndryshuan mendim.
Sfida e radhës
Banorët mblidhen të gjithë në sallon, ku Ari lexon sfidën e radhës. Banorët duhet të montojnë një kompjuter. Ata duhet të gjejnë pjesët përbërëse të kompjuterit, ta montojnë e më pas ta ndezin. Nëse banorët përfundojnë me sukses këtë sfidë "Big Brother" do t‘u dhurojë tre shishe verë. Pasi marrin të gjitha pjesët, banorët fillojnë nga puna.
Sfida u fitua
Bie gongu dhe banorët fillojnë me montimin e kompjuterit. Pasi marrin mjetet e nevojshme, të gjithë mundohen të japin kontributin e tyre me aq sa dinë. Nuk kanë munguar edhe ngacmimet e lehta gjatë procesit të montimit. Megjithëse janë munduar ca, banorët e kanë përfunduar me sukses montimin e kompjuterit. Britma gëzimi dëgjohen nga të gjithë, pasi provojnë se kompjuteri u ndez. Tashmë verën e kanë merituar.
Ngacmime mes banorëve
Ngacmimet mes banorëve kanë filluar në momentin ku Ari me shaka i kap dorën Qetsorit. Në atë çast kanë reaguar Mimoza dhe Adelajda duke u thënë se shkojnë shumë si çift. Ari kundërpërgjigjet, duke i thënë se Adela me Bjordin, në të kundërtën e tij me Qetsorin, nuk shkojnë fare, por Adela me ironi i thotë se deri në gusht do shkojnë. Ari ngacmon Adelën sërish, duke e pyetur se përse nuk flet për fenë, duke qenë se një bisedë e tillë është hapur mes banorëve, por ajo i përgjigjet qetë se feja për të është diçka e rëndësishme dhe di shumë dhe për këtë fakt nuk do që ta diskutojë.
Arjani për përvojën e tij
Adi pyet vajzat se si mendojnë ato, çfarë e bën Arin tërheqës për femrat? Kjo pyetje i vë në vështirësi vajzat, por ngacmimet vazhdojnë edhe nga Qetsori, i cili nxit bisedën. Adelajda hedh idenë për të vënë një bast që pa kaluar gushti, Ari do martohet, ndërsa Bjordi shton se Ari do martohet me një mashkull. Ari me qetësi mban lojën dhe i përgjigjet që edhe mund ta fitojë bastin, por Adela duhet të gjejë me kë? Megjithatë Ari shprehet se i ka kaluar homofobitë, duke qenë se ka pasur edhe shokë homoseksualë dhe se mënyra më e mirë për ta përcaktuar është njohja. Ai ka njohur dhe ka parë shumë dhe tani nuk ka më asnjë kompleks dhe e di mirë se cilit grup i përket. Megjithatë ai i vlerëson homoseksualët për qëndrimin që mbajnë. Ari tregon për veten dhe eksperiencat e ndryshme, që është i prirë drejt lidhjeve serioze dhe shprehet që i pëlqejnë vetëm brunet.
Kush e meriton fitoren
Të gjithë banorët të mbledhur në sallon bisedojnë dhe hamendësojnë se kush mund ta fitojë çmimin e madh. Ari thotë që duhet ta fitojë më i miri. Mimoza pyet të tjerët nëse do të jetë njëri prej djemve apo vajzave që mund të fitojë. Ajo vetë mendon se mund ta fitojë një prej djemve. Anjeza mendon për veten dhe Adi e mbështet. Ari thotë se i druhet Mimozës, sepse sipas tij ajo ka mbështetjen e popullit të Kosovës. Këtu Mimoza reagon, e druajtur se për këtë arsye, të tjerët mund ta nxjerrin në kandidim. Adi nxit bisedën dhe pyet se përse nuk mund ta fitojë Adela? Por Ari thotë se nuk i druhet Adelës, duke thënë se ajo tashmë e ka ezauruar misionin e saj, ka bërë më shumë se ç‘pritej dhe çmimi i madh do të ishte i tepërt. Ai i druhet edhe Bjordit, me arsyen se adoleshentet janë ndjekëse të rregullta të spektaklit dhe Bjordi është i preferuari i tyre. Vijon reagimi i Adelës, duke thënë se Ari nuk mund ta dijë nëse ajo e ka përfunduar misionin e saj ose jo.
Adela, e fortë me Bjordin?
Anjeza pyet Qetsorin nëse Adela do të ishte vetëm, pa Bjordin, a do kishte mbërritur deri këtu ku është tani? Qetsori i shpjegon që Adela është lidhur vonë me Bjordin dhe ai e ka konsideruar atë lojtare të fortë. Deri në një fazë të lojës, ajo ka ardhur vetëm dhe pastaj është bashkuar me Bjordin. Ai bën një analizë të të gjithë banorëve që kanë qenë në shtëpi. Anjeza është e mendimit se Adela ka ardhur deri në këtë pikë me ndihmën e Bjordit. Por gjithsesi Qetsori shprehet se do të kishte dëshirë ta shihte në lojë vetëm, pa ndihmën e Bjordit dhe është i mendimit se do ta kishte më të vështirë për ta mundur nëse ajo do të ishte vetëm.
"Mund të jetë java e fundit"
Moza dhe Anjeza diskutojnë për kohën që kanë kaluar në shtëpi. Për Mozën, nuk mund të llogaritet kohëzgjatja e qëndrimit të saj sepse mund të përfundojë këtë të shtunë apo mund të qëndrojë dhe javën tjetër. "Dua të kënaqem në maksimum këtë javë", mendon ajo. Anjeza tregon se vetëm kur ka menduar për familjen dhe e ka ndjerë mungesën e tyre, kanë qenë momentet kur është mërzitur në shtëpi, ndërsa gjatë gjithë pjesës tjetër të kohës ia ka kaluar shumë mirë. Ajo shton për Mozën se në momentin që i ka hyrë letra nga Poli, e ka parë atë si Mozën e vërtetë, pasi ajo nuk kishte treguar për lidhjen me të më parë dhe e ndjente rëndesën e mostregimit, e që më pas u ndje më e lehtësuar. Moza mendon se njeriu e lëshon veten që ta kapë mërzia, ashtu siç i ndodhi dhe asaj para dy javësh, por që e mori veten shumë shpejt, sidomos pas dedikimit të atyre fjalëve nga Poli, që i dhanë shumë zemër.
"Nuk veproj pa logjikë"
Adela e pyet Bjordin nëse i interesojnë lojërat në kazino. Bjordi i përgjigjet se i pëlqejnë shumë, pasi i pëlqen rreziku, por nuk shkon shpesh në to. Ai thotë se ato janë lojëra që një njeri me logjikë nuk do t‘i luante dhe logjika e tij nuk e lejon që të shkojë shpesh në to. "Nuk më pëlqen të bëj gjëra të palogjikshme", thotë ai. Adela, e kënaqur nga përgjigjja e tij, i thotë se kjo është përgjigjja më e bukur që ai mund t‘i thoshte ndonjëherë.
"Unë jam kjo që jam këtu"
"Mezi e kam pritur ditën që të them gjërat e mia pa u fshehur në ndonjë cep e pa u shtirur", thotë Adela për veten. Ajo thotë se i pëlqen sinqeriteti i Bjordit dhe e vlerëson të vërtetën kur thuhet, sado e keqe të jetë ajo. Adela tregon për veten se situatat e kanë detyruar të sillet në mënyrë të tillë që të fshehë shumë anë të vetes. "Unë jam si kjo që jam këtu, por të tjerët nuk e dinë sepse nuk i kam treguar ndonjëherë këto anë të miat", thotë ajo. Adela mendon se as prindërit e saj nuk e njohin se si është, sepse nuk e kanë parë ndonjëherë 24 orë dhe në situata të ndryshme, nuk e kanë ditur se çfarë mendonte apo ndjente ajo, por kanë njohur vetëm një pjesë të saj. "Më parë nuk i ka interesuar njeriu se si i mendoja unë gjërat dhe kur përpiqesha të thosha diçka, më thoshin se unë s‘merrja vesh nga asgjë". Adela thotë se tjetri duhet dëgjuar, çfarëdolloj gjërash që të thotë, sepse në të kundërt humbet vetëvlerësimin, dëshirën për të jetuar. Ajo shton se nga kjo gjë është mësuar që t‘u thotë banorëve të tjerë që ta dëgjojnë kur ajo flet, se në të kundërt nuk merr pjesë nëpër debate.
Ide për ditëlindjen
Adela dhe Bjordi bisedojnë për ditëlindjen e Mozës. Ata mendojnë të përgatitin diçka speciale për të. Bjordi mendon që t‘i bëjnë një drekë të veçantë dhe t‘ia gatuajnë ai, Adela dhe Adi. Bjordi shton se si dhuratë mund t‘i kërkojnë Vëllait të Madh që t‘u japë një foto që i kanë bërë Mozës. Adela e përgëzon Bjordin se i ka shkuar mendja mirë për një dhuratë të tillë, sepse edhe Moza është shumë e dhënë pas këtyre gjërave.
Dita e Dëshmorëve
Banorët ngrihen një nga një nga gjumi dhe dalin në kopsht ku dëgjojnë e këndojnë këngët e vendosura për ta. Anjeza kujton se sot është Dita e Dëshmorëve dhe se kjo gjë i kujton të atin. Ajo ka vendosur kapelen e policit, në shenjë nderimi dhe kujtimi për të. Moza thotë me entuziazëm se nesër fillon prova e javës, gara me makina, të cilën po e pret me padurim. Adi i kujton se ajo nesër ka ditëlindjen dhe duhet të gëzojë më shumë për të, por Moza ia kthen se me të dyja situatat ka për t‘u kënaqur shumë.