Ja si do të na shpëtojë ADN-ja
Në një njollë dritash dhe hijesh, James Watson sheh formën e kodit të jetës. Ishte viti 1953 dhe sot në moshën 81-vjeçare njeriu që zbuloi strukturën e dyfishtë të ADN-së, bashkë me Francis Crick, vazhdon të mprehë shikimin për të lexuar mes dritave dhe hijeve të kërkimit gjenetik. Kurat për shumë sëmundje po vonojnë të dalin në qarkullim. Por, në sytë bojëqielli të Watsonit 81-vjeçar bindja ngelet e njëjtë. "Shkenca është sinonim i pritjes dhe ne nuk duhet të shqetësohemi. Jemi në rrugën e duhur. Nga gjenetika do të kemi akoma "heronj" të rinj dhe lajme bombastike. Gjëja më e rëndësishme që një njeri mund të bëjë sot, është leximi i ADN. Në kodin gjenetik ndodhet thelbi i qenieve njerëzore, "këshillat" tona për përdorim. Nëse do më duhej të zgjidhja mes një udhëtimi në hapësirë dhe leximit të gjenomës sime, sigurisht që do zgjidhja këtë të dytën". Edhe pse kanë kaluar dhjetë vjet nga lajmi mbi përbërjen e gjenomës njerëzore, janë të shumta pyetjet që lidhen me shkencën e ADN-së. Pavarësisht kësaj, të krijohet përshtypja se premtimet për kurat e reja të shkaktuara nga ndonjë defekt i gjeneve janë lënë përgjysmë. Ishte 26 qershori i vitit 2000, kur Bill Klintoni, me një entuziazëm të theksuar, përshëndeti rezultatet e para të projektit të gjenomës njerëzore: "Sot po festojmë një ngjarje historike. Leximi i ADN-së hap rrugë të reja për të parandaluar, diagnostikuar dhe shëruar sëmundje të ndryshme". Thuajse dhjetë vjet më vonë, përgjigjja është shkruar në faqet e revistës shkencore "Nature" nga një grup shkencëtarësh nga disa universitete si "Houston", "Standford", "Texas" dhe "Alberta". "Pavarësisht vlerës së madhe shkencore mbi kërkimin e bërë, teknologjitë e reja kanë vetëm një imapkt margjinal për kurimin e sëmundjeve të popullsisë". Por, ja se ç‘thotë Watson, njeriu që me shkencën e ADN-së është marrë për më shumë se 60 vjet. "Kemi arritur të zgjasim jetën njerëzore dhe të përmirësojmë dukshëm cilësinë e saj. Si të mos jemi të kënaqur?". Largimi i entuziazmit, në komunitetin shkencor lind nga bindja e krijuar se ndryshimet që ADN-ja pëson janë më të ndërlikuara se ç‘mendohej. E në fakt, kjo duket nga kombinimi i bazave të zotuara si adenina, citozina, guanina dhe timina. Ato mund të kombinohen në mënyra të ndryshme në gjatësi të ADN, ndërsa lidhja ndërmjet bazave është rigorozisht A - C dhe G - T, kështu që formohet e ashtuquajtura helika e dyfishtë. Kjo është arsyeja që ADN ka formën e një helike. Pikërisht kjo të jep përshtypjen se libri i jetës është një labirint. "Jemi shumë herë më të ndërlikuar sesa parashikohej. Ideja se një gjeni të caktuar i korrespondon prodhimi i një proteine të vetme, është e vjetër", pranon Watson. Fragmentet e ADN-së veprojnë në kombinim mes tyre dhe këto rrjeta nuk është e lehtë të ndërtohen. Por kostot për të lexuar gjenomën njerëzore po ulen. Shumë shpejt secili nga ne mund të ketë profilin e plotë të gjenomës njerëzore për një mijë dollarë". Sipas fituesit të çmimit "Nobel" të vitit 1962, do të jenë tumoret fusha e parë e mjekësisë që do të përfitojnë nga revolucioni teknologjik që po ul kostot e gjenetikës. "Falë studimeve mbi ADN-në, ne njohim sot se shkaqet e kancerit janë në nivel molekular. Në dhjetë vitet e ardhshme, diagnozat e bazuara mbi gjenetikën do të bëjnë që të depërtojmë deri në fund të thelbit të sëmundjes së kancerit, duke na dhënë terapi më efikase. Në objektivin tonë janë edhe qelizat e një natyre të veçantë, siç janë ato staminale". Një tjetër mik i Watsonit, edhe ai studiues i gjenomës njerëzore tregonin mbi efektet pozitive konkrete të kërkimeve mbi ADN-në në kurën kundër kancerit. "Ne sot dimë të dallojmë njerëzit me gjene të veçanta që kanë një predispozitë më të lartë për t‘u prekur nga kanceri. Tumoret e trashëgueshme mbulojnë rreth 10 për qind të të gjitha rasteve. Kontrollet e vazhdueshme, parandalimi në bazë ilaçesh dhe diagnoza e hershme na lejojnë t‘i kemi nën kontroll. Pavarësisht rezultateve të para konkrete në luftën kundër tumoreve, fusha e onkologjisë ku pritjet janë më të mëdha, është edhe ajo ku labirinti i gjenomës i mundon më shumë shkencëtarët. Jo vetëm një, por dhjetëra gjene, qëndrojnë në bazë të sëmundjes. Këto fragmente ADN-je është parë se ndryshojnë shumë nga një rast sëmundjeje te tjetra. Në vend që të kemi një ndryshim të shpeshtë të dhjetëra gjeneve, shumë forma kanceri tregojnë ndryshime të rralla të shpërndara në qindra njësi të ndryshme të ADN-së. Rrjeta e ndryshimeve mes gjeneve është akoma shumë e vështirë për t‘u administruar dhe ka vënë në udhëkryq shpresat për të gjetur kura të reja. Për të ndërtuar këtë lojë "pazëll" me shumë pjesë, sot mund të mbështetesh edhe te fuqia e "makinave": duke studiuar veçmas mijëra qeliza tumorale ka shpresë se me ndihmën e llogaritjeve do të gjendet çelësi që bashkon format e ndryshme të kancerit. Por, kostot janë shumë të larta. "Shkenca është këmbëngulëse, por ka edhe nevojë për heronj të rinj. I fundit ishte Jonas Salk, shpikësi i vaksinës së poliomelitit. Sot, studiuesit janë shumë të lidhur me industritë farmaceutike, por megjithatë, mendoj se një hero i ri ka për të dalë". Shumë të rëndësishme janë efektet që gjenetika mund t‘u ofrojë njerëzve. "Nuk duhet të kemi frikë të futemi te gjërat misterioze dhe nëse zbulojmë se nëse i shtohen tre ose katër gjene ADN do të shërbejnë për të na bërë më inteligjentë dhe më të shëndetshëm, atëherë duhet ta bëjmë. Inxhinieria gjenetike do të përmirësojë kafshët dhe bimët që na ushqejnë. Qenia njerëzore ka mbijetuar, sepse ka evoluar vazhdimisht. Duhet të përdorim mjetet që kemi në dispozicion dhe të mos ndalemi këtu". Njeriu që pesëdhjetë vjet më parë zbuloi kodin e jetës ishte i pari që në 2007-n lexoi ADN-në e tij nga shkronja e parë tek ajo e fundit. "Tani e kam hedhur në internet dhe nuk pata frikë ta bëja publike". Në brendësi të saj ka gjetur shumë informacione të rëndësishme. "Metabolizmi im rrit presionin e gjakut. Duke e ditur këtë jam shumë herë më i kujdesshëm". Megjithatë, përballë një tjetër të dhëne preferoi të ndalte. "Nuk dua ta di nëse kam predispozitën për Alzaimer. Nuk të shërben për asgjë të marrësh lajme të këqija kur nuk mund të bësh asgjë për ta parandaluar", tregon duke ngritur duart lart.
Historia e ADN-së
Murgu Gregory Mendel zbuloi se si transmetohen tiparet e trashëgueshme
1866
ADN-ja u izolua nga bërthama e një qelize, të quajtur nukleinë
Vitet 40
Zbulohen se cilët ishin elementet që përbënin ADN, por jo formën e saj
1953
James Watson dhe Fransic Crick zbuluan se ADN-ja ka një strukturë helike të dyfishtë
1966
Nisi leximi i fragmenteve të vogla të ADN-së
1990
Nis projekti "gjenoma njerëzore" për të dekodifikuar ADN njerëzore. Projekti përfundoi në vitin 2000-2001
2007
ADN-ja e një personi, James Watson u lexua nga germa e parë tek ajo e fundit
ADN-ja njerëzore
Në bërthamën e çdo qelize ndodhen 23 kromozome. Ajo përbëhet nga katër bazat e zotuara adenina, citozina, guanina dhe timina. Këto baza mund të kombinohen midis tyre në mënyra të ndryshme në gjatësi të ADN-së, ndërsa lidhja ndërmjet bazave është rigorozisht A - C dhe G - T, kështu që formohet e ashtuquajtura helika e dyfishtë. Kjo është arsyeja që ADN ka formën e një helike, pasi në njërin rresht janë bazat e renditura njëra pas tjetrës
Gjenet
Janë kode që i shërbejnë organizmit tonë për të prodhuar proteinat
Sa kushton të lexosh ADN
350000 mijë dollarë është kostoja e leximit të plotë të gjeneve nga disa ndërmarrje bioteknologjike
1000 dollarë
Është menduar se pas pesë ose dhjetë vjetësh leximi i gjenomës do të kushtojë 1000 dollarë
Historia e ADN-së
Murgu Gregory Mendel zbuloi se si transmetohen tiparet e trashëgueshme
1866
ADN-ja u izolua nga bërthama e një qelize, të quajtur nukleinë
Vitet 40
Zbulohen se cilët ishin elementet që përbënin ADN, por jo formën e saj
1953
James Watson dhe Fransic Crick zbuluan se ADN-ja ka një strukturë helike të dyfishtë
1966
Nisi leximi i fragmenteve të vogla të ADN-së
1990
Nis projekti "gjenoma njerëzore" për të dekodifikuar ADN njerëzore. Projekti përfundoi në vitin 2000-2001
2007
ADN-ja e një personi, James Watson u lexua nga germa e parë tek ajo e fundit
ADN-ja njerëzore
Në bërthamën e çdo qelize ndodhen 23 kromozome. Ajo përbëhet nga katër bazat e zotuara adenina, citozina, guanina dhe timina. Këto baza mund të kombinohen midis tyre në mënyra të ndryshme në gjatësi të ADN-së, ndërsa lidhja ndërmjet bazave është rigorozisht A - C dhe G - T, kështu që formohet e ashtuquajtura helika e dyfishtë. Kjo është arsyeja që ADN ka formën e një helike, pasi në njërin rresht janë bazat e renditura njëra pas tjetrës
Gjenet
Janë kode që i shërbejnë organizmit tonë për të prodhuar proteinat
Sa kushton të lexosh ADN
350000 mijë dollarë është kostoja e leximit të plotë të gjeneve nga disa ndërmarrje bioteknologjike
1000 dollarë
Është menduar se pas pesë ose dhjetë vjetësh leximi i gjenomës do të kushtojë 1000 dollarë