Menaxheri: Ibrahimoviç nuk është i burgosuri i Interit
Nuk ka asnjë arsye pse Ibra ta lërë Interin". Mino Raiola, menaxheri i sulmuesit suedez, e zbut paksa situatën, pas spekulimeve se Ibrahimoviç dëshiron të larohet nga zikaltërit: "Zlatan, thotë Raiola, nuk është i burgosuri i kontratës me Interin. Nëse vjen një ofertë nga një klub i madh, në këtë rast nuk bëhet fjalë për paratë, por për zgjedhje sportive. Ajo që di, është se tani nuk ka arsye pse Ibra të largohet nga Interi. Më shumë se kaq nuk di. Sigurisht nuk është një mercenar dhe ju jap shembullin e lamtumirës nga Juventusi. Nuk na besojnë, por kjo është e vërteta: Largimin nga Juve e vendosëm që në janar, pasi ne i respektojmë marrëveshjet. Dhe në rastin e Juventusit, pesë muaj përpara ‘Calciopoli‘-t, e kishim kuptuar se premtimet nuk do të mbaheshin. Vendimi për t‘u larguar është marrë në janar 2006, jo në korrik dhe jo sepse ishte ‘Calciopoli‘. Mungoi respekti i marrëveshjes së firmosur shumë muaj më parë. Ai është i sinqertë dhe nëse do të donte të thoshte se largohej, do ta thoshte qartazi dhe haptazi", përfundon Raiola.