Balak: Drogba mund ta ndëshkojë Barcelonën
Mesfushori gjerman i Çelsit, Mikael Balak, beson se Didier Drogba do t‘i shënojë Barcelonës. Pavarësisht se afrikani humbi një rast të mirë në "Kamp Nou", ai ka demonstruar se gëzon një formë shumë të mirë që pas ardhjes së trajnerin Gus Hindink. Didier më befason shpesh me mënyrën e tij të lojës. Kam parë shumë lojtarë të mëdhenj, por asnjë nuk mund të krahasohet me të. Është një sulmues i fortë, që mund ta ndëshkojë Barcelonën", theksoi dje Balak.