E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deshamp te Marseja në fund të sezonit

Didië Deshamp do të jetë trajneri i ri i Olimpik Marsejës në fund të këtij sezoni. Lajmi u zyrtarizua nga klubi që kryeson Ligën 1 franceze, vetëm pak kohë pasi Erik Gerets pohoi se do të largohej në qershor. Që prej largimit nga Juventusi në vitin 2007, 40-vjeçari ka pasur shumë oferta, por nuk kishte pranuar asnjërën prej tyre. Deshamp kthehet në Marsejë, skuadër me të cilën ka fituar dy tituj kampionë në Francë (1991 dhe 1992) dhe Ligën e Kampioneve në vitin 1993.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›