E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri gjerman: Të largohen strukturat paralele në veri

PRISHTINË- Gjermania kërkon largimin e strukturave paralele në veri të Kosovës. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwele, i cili arriti sot në Prishtinë, pas takimit me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, u shpreh për domosdoshmërinë e zhbërjes së strukturave paralele serbe në veri të Kosovës.

Ministri gjerman, Westerwelle ka theksuar që palët duhet të reflektojnë në zbatimin e marrëveshjes. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, ka thënë se Kosova është gati për zbatimin e marrëveshjes.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Guido Westerwelle ka mbërritur sot në Prishtinë. Westerwelle ka arritur në Prishtinë pas vizitës që pati në Beograd, ku nga krerët e shtetit serb ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›