E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një plumb godet dritaren e Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë është ndërtesa qeveritare që duhet të ketë sigurinë më të lartë në botë e megjithatë dy plumba janë gjetur sot nga forcat e sigurisë brenda ndërtesës.

Sipas agjencisë së lajmeve BBC, njëri nga plumbat ka thyer xhamin e një dritareje. Ndërkohë që është shpallur në kërkim Oskar Ramiro i cili dyshohet të jetë dhe autori i të shtënave.

Burime nga shërbimet sekrete bënë të ditur se një javë më parë ishin dëgjuar disa të shtëna mes Shtëpisë së Bardhë dhe Monumentit të Uashingtonit.

Por që plumbat të kishin hyrë brenda ndërtesës ishte e paimagjinueshme. Ky rast ka vënë në alarm të gjithë sigurinë e Shtëpisë së Obamës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›