E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armë e drogë në Durrës, 2 në pranga

Policia e Durrësit bënë të ditur se në mesditën e sotme është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Nista, 21 vjeç, banues në Shijak. Nista është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dy qese me lëndë të dyshuar si narkotike të llojit kanabis sativa, me peshë 11.75 gram.

Materialet për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike iu kaluan Prokurorisë së Durrësit. Ndërkohë që sot është arrestuar dhe shtetasi E.Gjuzi, 22 vjeç, banues në Durres.

Arrestimi i tij u bë për arsye se gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjetin e tij, tip Fiat Punto me targa RA 606474, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit Beretta e kalibrit 7,65 mm me një krehër me 6 fishekë si dhe një thikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›