Serbët të përfshirë në rrjetin e pedofilisë

Disa serbë janë të përfshirë në rrjetin e pedofilëve, që u arrestuan tri ditë më parë në SHBA.
Në operacionin e policisë amerikane janë arrestuar 72 veta, si pjesë e rrjetit global të pornografisë së fëmijëve në Internet, që ka tregtuar me dhjetëra mijëra pamje dhe video, ku shihen fëmijët e keqtrajtuar seksualisht.
Zyrtarët thanë se prej 72 të dyshuarve, 43 vetë janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa ishin arrestuar në vendet e tjera. Rreth katër persona nga ky rrjet janë nga Serbia.
Nga kompjuterët e konfiskuar të këtyre serbëve, është konstatuar me të vërtetë se këta ishin të lidhur me këtë rrjet dhe se në kompjuterët e tyre gjendeshin sekuenca të videove me fëmijë 10-12 vjeçar.
Është e mundur që pjesë të këtyre video sekuencave të jenë xhiruar në brendësi të Serbisë, si dhe në pjesën kufitare Rumani-Serbi, ku fëmijët për një sasi të vogla të parave i nënshtrohen prostitucionit rrugor.