Adem Demaçi: Pas Kosovës, tani është radha e zgjidhjes së çështjes çame

Tiranë, 22 Qershor, NOA Drejtuesi legjendar i rezistencës në Kosovë, Adem Demaçi, deklaroi se tashmë ka ardhur radha e çështjes çame për tu zgjidhur sa më shpejtë dhe në mënyrë efikase nga pala greke.
Askush më mirë se shqiptarët e Kosovës nuk mund
ta kuptojë dhimbjen tuaj, ka theksuar Demaçi, në fjalimin e tij me rastin
e shënimit të Javës së Kulturës Çame në Tiranë.
Sipas tij, nuk duhet gjithashtu të vëmë fajin mbi popullin e sotshëm grek për
atë që bënë një pjesë e paraardhësve të tyre.
"Por, me çdo kusht, me mjete të kohës së sotshme, duhet që të kërkojmë të
drejtat tona, me mjete të cilat mbështeten nga aleatët tanë të mëdhenj evropian
e përtej Atlantikut, ka theksuar Demaçi.
Kryetari i PDU-së, Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij përshëndetëse falënderoi të pranishmit për ndihmën që kanë dhënë për zgjidhjen e çështjes çame dhe deklaroi se kultura çame është ambasadori më i mirë i kësaj çështjeje.
Të gjithë e mbajmë mend vitin 1971, kur një këngë u dëgjua në televizion; Kënga e Çelo Mezanit. Nga atëherë muzika e krahinës së Çamërisë u bë një ambasador i fuqishëm për çështjen çame, fituesi i një beteje për mos-zhdukjen e saj. Edhe sot, kjo këngë e re me vargjet e bilbilit të Çamërisë, Bilal Xhaferrit vjen fort për të fituar edhe një betejë. Rroftë Çamëria! Rroftë Shqipëria! tha Idrizi.
Gjatë javës në vijim do të ketë një sërë aktivitetesh, si pjesë e Javës Kulturore Çame, e cila finalizohet më 27 qershor me marshimin, tashmë të përvitshëm, të mijra çamëve dhe jo vetëm në Qafë-Botë të Sarandës, për të përkujtuar gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare të viseve të Çamërisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të rëndësishme të hapësirës mbarëshqiptare, si Adem Demaçi, Sabri Godo, Pëllumb Xhufi, Dhori Kule, Agim Doçi etj, krahas organizatorëve të ceremonisë që shënoi nisjen e javës çame.
NOA-INA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")