E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuesja shfuqizoi dje dy nene të Kodit Zgjedhor

Vendimi

Gjykata Kushtetuese mori vendim dje për të shfuqizuar dy nene të Kodit Zgjedhor. Gjykata Kushtetuese argumentoi vendimin e saj se neni 68 dhe neni 71 i ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, është i papajtueshëm me Kushtetutën. Në nenin 68 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë është cilësuar nga Gjykata Kushtetuese si e papajtueshme me Kushtetutën fjalia “Listat e kandidatëve për Kuvendin, të paraqitura nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend, duhet të mbështeten nga jo më pak se 10 mijë zgjedhës”. Një tjetër pikë që është rrëzuar nga Kushtetuesja është fjalia e nenit 71: “Zgjedhësit depozitojnë në mënyrë individuale nënshkrimet e tyre për mbështetjen e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish, apo për partitë dhe koalicionet e parashikuara në nenet 68 dhe 69 të këtij kodi në KQZ, apo përpara noterit”. Kërkesa në Kushtetuese për rrëzimin e dy neneve të Kodit Zgjedhor është depozituar nga Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, përfaqësuar nga kryetari Selami Jenishehri. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar poshtë argumentimet e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit për këtë çështje, duke i dhënë të drejtë Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›