Parlamenti Europian shtyn me një ditë seancën për Shqipërinë
Në Strasburg dhe në Tiranë, dita e nesërme pritet të ketë një rëndësi të veçantë për sa i përket përkthimit të efekteve që do të ketë në procesin e integrimit të vendit dhe liberalizimit kriza e pazgjidhur politike. Kështu, mëngjesin e nesërm Parlamenti Europian do të shtyjë për miratim edhe rezolutën e reporterit Nikolaos Chountis për progresin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku pritet të reflektohen edhe efektet negative që do të ketë në të ardhmen e vendit dhe kriza politike. Kjo pritet të lidhet edhe me dështimin e iniciativës lehtësuese që morën për zgjidhjen e saj krerët e dy grupimeve më të mëdha politike të PPE, Jozeph Daul dhe Martin Schulz. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, Daul, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku përveç Kryeministrit Berisha, do të takohet edhe me drejtuesit e tjerë të shtetit. Zgjidhja e krizës politike do të jetë temë kryesore në këto takime.
RezolutaNë sesionin parlamentar të paradites, eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, përpara se të miratojnë rezolutën për Shqipërinë, do të diskutojnë gjerësisht edhe për amendamentet që një sërë europarlamentarësh të majtë dhe të djathtë kanë bërë për situatën politike dhe çështje të tjera në vend. Kështu, në një nga amendamentet e kësaj rezolute, eurodeputetët socialdemokratë, Adrian Severin dhe Victor Bostinaru, kanë bashkëngjitur në draftin e rezolutës së reporterit për Shqipërinë, Nikolaos Chountis, ku theksojnë se përkeqësimi i krizës politike në Shqipëri dhe sjellja e grupeve parlamentare në mbledhjen e parë të Komisionit parlamentar të Stabilizim-Asocimit, BE-Shqipëri, i cili rezultoi një dështim, mund ta dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave. “Ne kërkojmë që dy partitë politike të negociojnë pozitivisht për të tejkaluar krizën, duke theksuar se nëse një kompromis nuk gjendet, Komisioni Europian duhet ta vendosë në pritje të gjithë procesin”, theksohet në amendamentin 31 të përgatitur nga nënkryetari i grupit socialdemokrat në PE, Severin, dhe eurodeputeti Bostinaru. Miratimi i një drafti të tillë mund t’i sjellë vendit tonë probleme edhe me procesin e shumëpritur të liberalizimit të vizave.
VizitaPas dështimit të iniciativës lehtësuese për zgjidhjen e krizës, do të jetë vetë kreu i grupit të PE-së, Joseph Daul i cili do të vizitojë Shqipërinë dhe do zhvillojë takime me Kryeministrin Berisha, kreun e shtetit Bamir Topi dhe Kryeparlamentaren Topalli. Jashtë axhendës së takimeve të Daul ka mbetur kryetari i PS-së, Edi Rama. Takimet e Daul në Tiranë kanë një rëndësi të veçantë në lidhje me qëndrimin e mazhorancës për gjetjen e një zgjidhjeje për mbylljen e krizës politike, e cila po zgjat në vend për më shumë se një vit.
#