Dështimi i dy raundeve të negociatave
Pas darkës në “Crocodile”, liderët e dy grupeve të mëdha parlamentare të Parlamentit Europian zhvilluan dy takime me ekspertët e PD-së dhe PS-së në Strasburg, që nuk arritën të bien dakord. Në tavolinën e bisedimeve, organizuar disa ditë pas takimit të dy liderëve në po të njëjtin qytet, ishin të pranishëm Oerd Bylykbashi, si përfaqësues i PD-së dhe nga PS-ja deputeti Arben Ahmetaj. Mësohet se në raundin e parë të bisedimeve palët kanë diskutuar mundësitë për zgjidhjen e kompromisit. Pas një raundi të parë që u duk se situata pati përmirësime, dy ekspertët iu drejtuan sërish raundit të dytë të negociatave jashtë vendit. Gjërat kishin ndryshuar. Në takimin e dytë, përfaqësuesi i PD-së tha se për hapjen e kutive duhet të zbatohet neni 176, pika 8, i Kodit Zgjedhor. Sipas këtij neni, nëse kutitë e materialeve do të hapen, kutitë e fletëve të votimit do të digjen.
#