E Diel, 1 Nëntor 2026

I përplas makina, plagosen 3 kalimtarë

Mamurras- Tre persona kanë mbetur të plagosur, kur një makinë i ka përplasur përtokë në rrugë dhe është larguar menjëherë pa i ndihmuar.

Aksidenti ndodhi në Mamurras, në kohën që tre personat ishin duke kaluar në rrugë, në këmbë. Një makinë, që sipas policisë drejtohej nga shtetasi Ilir Demiri i ka marrë përpara dhe i kanë lënë të plagosur.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, mësohet se të plagosur janë shtetasit A.P, 16-vjeç; R.L, 20-vjeç dhe një 45-vjeçar me inicialet I.Gj. “16-vjeçarja u transportua në Spitalin Ushatarak të Tiranës, pasi ndodhej në gjendje kritike për jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditja”- thanë burimet policore.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë edhe pse janë me dëmtime nuk paraqesin rrezik për jetën. Policia, e mbëritur në vendin e ngjarjes ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit dhe e ka shpallur atë, person në kërkim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›