Xhons mbërrin të martën në Kosovë
Prishtinë-Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Stjuart E. Xhons, përgjegjës për Ballkanin, do të qëndrojë të martën dhe të mërkurën në Kosovë. Gjatë kësaj vizite ai do të takojë krerët me të lartë të institucioneve, Presidentin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin Hashim Thaçi dhe liderë tjerë vendorë. Xhons është emëruar në këtë post në korrik të vitit të kaluar, në vend të Rozmari Di Karlo, e cila është emëruar në Misionin e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara.
Sipas shtypit në Prishtinë, Xhons vjen për të diskutuar me liderët vendorë rreth situatës dhe zhvillimeve të përgjithshme në Kosovë, sfidat me të cilat po ballafaqohet vendi, marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve. Pritet që përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit të risigurojë lidershipin politik kosovar se megjithë ndryshimet në Administratën amerikane politika dhe përkushtimi i deritashëm i SHBA-ve ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë.