Adios Barça

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola do të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Strategu katalan ka njoftuar futbollistët dhe stafin e tij në Nou Camp se nuk do të vazhdojë kontratën që i skadon gjatë verës.
Barcelona, brenda vetëm një jave u eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea, dhe pothuajse humbi garën për titull në La Liga nga Real Madridi.
Guardiola pritet të pushojë për një vit nga angazhimi për shkak të presionit të madh që ka ndjerë në drejtim të gjigantit katalan, që u përcoll me sukses të madh.
41 vjeçari, i cili bëri 479 paraqitje për Barcelonën mes 1990 dhe 2001, u emërua për trajner më 2008 dhe udhëhoqi skuadrën drejt 13 trofeve.