E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evropiani, në rrezik për Bajramin

Emir Bajrami mund të mbetet jashtë kampionatit evropian ‘Euro 2012’. Mesfushori kosovar ka mbetur jashtë formacionit bazë të Twentes dhe ky fakt ka filluar ta brengosë atë, më pak se dy muaj pa filluar Evropiani.

Ai shpreson që këtë situatë të tij ta kuptojë selektori i Suedisë, Erik Hamren. “Evropiani do të thotë gjithçka për mua. Është e tëra që e kisha në kokën time. Është 99 për qind e sigurt që do të largohem nga Twente, kështu që Evropiani do të ishte një ndjenjë fantastike për mua. ”, ka thënë Bajrami për të përditshmen suedeze Aftonbladet.

“Njerëzit kanë filluar të dyshojnë se diçka ka ndodhur. Por ata duhet ta dinë se nuk ka të bëjë me një rënie timen, por diçka tjetër. Shpresoj që këtë situatë ta shohë edhe Erik Hamren”, përfundoi ish futbollisti i Elfsborgut.

Nga 16 ndeshje, sa janë zhvilluar këtë vit, përfaqësuesi suedez ka zhvilluar vetëm dy lojë nga fillimi. Majtaku dëshiron të largohet nga Holanda në fund të sezonit. Vendimi i tij për të ikur nga Twente i ka kushtuar, pasi që hapësirat e tij për lojë janë ngushtuar.

Para janarit kishte zhvilluar 6 nga 8 ndeshjet nga minuta e parë. Kurse nga janari gjërat ndryshuan për të keq. Në janar atë e kërkonte edhe WBA në Angli. Mirëpo, Twente vendosi të më mbante.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›