E Shtunë, 31 Tetor 2026

Henry stërvit me Arsenalin

Nga Express më 10 janar 2011 në ora 20:00

Sulmuesi i New York Red Bulls, Thierry Henry ka filluar stërvitjet me ish-klubin e tij, Arsenal, për të ruajtur formën fizike gjatë pushimit në Major League Soccer.

33-vjeçari Henry u largua nga Arsenali më 2007 dhe iu bashkua Barcelonës pasi shënoi rekord 226 gola nga viti 1999.

Arsenali ka njoftuar se “marrëveshja afatshkurtër do t’i ndihmojë Henryt të ruajë formën fizike para sezonit të ri në MLS”. Henry do të fillojë sezonin e tij të dytë me Red Bulls më 18 mars në ndeshjen kundër Seattle Sounders.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›