E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho, trajneri më i mirë i vitit 2010

Jose Mourinho është fituesi i “Topit të Artë Fifa” për trajnerë. Mourinho la pas Vicente del Bosque (Spanjë) dhe Josep Guardiola (Barcelona).

Çmimi “Topi i Artë” për trajnerë u akordua për herë të parë në histori, pasditen e sotme, në Zyrih të Zvicrës. Prezantimi Çmimi “Topi i Artë FIFA”, konsiderohet si vlerësimi më i lartë për futbollistët si individë. Eshtë krijuar në vitin 2010, pas bashkimit të çmimeve “Topi i Artë” dhe “Lojtarit më të mirë të vitit nga FIFA”.

Ky çmim ka një histori të gjatë dhe të pasur dhe është krijuar nga revista “France Football” në vitin 1956, për të nderuar futbollistin më të mirë të vitit në Europë. Tashmë votohet nga gazetarët, teksa kompeticioni është i hapur për të gjithë lojtarët, të të gjithë kombësive dhe kudo ku ata luajnë.

Ndërkaq, FIFA shpalli dhe 11 lojtarët më të mirë për vitin 2010. Në portë është zgjedhur Iker Casillas, ndërsa mbrojtës janë Pyjol, Pique, Lucio, Maicon. Mesfushorë janë Iniesta, Ksavi, Sneijder, ndërkaq në sulm janë C.Ronaldo, Messi dhe Davis Villa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›