E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidenti, plagosen dy të rinj

Fushë – Krujë Tre automjete u përplasen në aksin rrugorë Bubq–Fushë-Krujë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mazhe të Krujës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës mësohet se nga aksidenti janë plagosur katër persona, dy prej tyre në gjendje koma dhe aktualisht ndodhen në gjendje koma në spitalin ushtarak në Tiranë. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë Lorenc Çela, 20 vjeç, nga Fushë-Kruja dhe Everis Greca nga Shijaku. Policia rrugore e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke kryer edhe ekspertizën, sipas saj mjeti tip Opel me targa të Laçit, duke tentuar të shmangej përplasjes së një autoveture që vinte përballë tij, ka goditur në pjesën e pasme një tjetër makinë tip opel me targa të Durrësit e më pas dy mjetet janë përplasur me një tjetër autoveturë të parkuar pranë një lokali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›