E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllohen mes njëri-tjetrit, mbetet i plagosur 28-vjeçari

KRUJË Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë 28-vjeçarin Alket Xhixha, nga fshati Larushk i Fushë Krujës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Krujës, mësohet se Xhixha, ndërsa drejtonte mjetin tip benz me targa Kr 7490A, dje rreth orës 17.25, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës, sipas të dhënave operative të policisë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik drejtuesin e mjetit tip Benz me targa LG04PCU, që drejtohej nga 31-vjeçari Bujar Kulla nga fshati Larushk, Fushë-Krujë, ku edhe ka pasur si qëllim ekzekutim e tij. Sipas policisë, Bujar Kullaj i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me pistoletë në bark Alket Xhixhën dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e Krujës ka shpallur në kërkim Bujar Kullën, ndërsa ka nisur edhe krehjen zonës për gjetjen dhe arrestimin ne tij. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se i plagosuri Alket Xhixha ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ruhet me policë të komisariatit të Krujës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Kulla dhe Xhixha kishim nisur konfliktin mes tyre kohë më parë. Pas përplasjes mes tyre ata, para një muaji, ku edhe kishin tentuar të përballeshin fizikisht, kanë qenë bashkëfshatarët e tyre që i kanë ndarë ata. Por pa mundur që të shmangin përfundimisht konfliktin për shkak se qoftë Kulla por edhe Xhixha, kishin vendosur të hakmerreshin në momentin e parë që ata do ishin përballë me njëri-tjetrin. Ka qenë dita e djeshme që i ka vënë përballë dy të rinjtë dhe janë qëlluar me armë dhe njëri ka mbetur i plagosur. Policia si për Kullën, por edhe për Xhixhën, kanë ngritur akuzën për veprën penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›