E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata Obama: ja emrat e kandidatëve

Pas fitores historike që i dha
postin me një shumicë
bindëse, Obama ka hyrë
në periudhën e tranzicionit të
pushtetit që do të përfundojë me
betimin tij presidencial pas 75
ditësh. Ndërsa Obama ka nisur
ngritjen e kabineti të tij, drejtori i
CIA-s, Mike Hayden, njoftoi se organizata
do të niste mbajtjen në
korent të Obamës me të gjitha informacionet
top-sekret. Për sa u
përket emërimeve në administratë,
por edhe më gjerë, pritet që
Obama të caktojë vajzën e presidentit
të ndjerë, Kenedi, Caroline
Kenedi në postin e ambasadores
së Shteteve të Bashkuara në OKB,
ndërsa kushëriri i saj, Robert
Kenedi, djali i senatorit, Robert
Kenedi, që u vra në vitin 1968,
mund të bëhet shef i Agjencisë së
Mbrojtjes së Mjedisit. Shumë i
përfolur për postin e që aktualisht
mbahet nga Kondoleca Rajs është
ish-kandidati presidencial i
demokratëve, 4 vjet më parë, John
Kerry, ndërsa paraardhësi i saj,
Colin Powell ka shanse të jetë shefi
i ardhshëm i Pentagonit, ose Sekretari
për çështjet e Arsimit. Thuhet
edhe se emërimet e reja do të
kenë edhe "aromë" Çikagoje, pasi
Obama do të vazhdojë t‘i mbajë
lidhjet me qytetin e tij. Kongresmeni
Rahm Emanuel, një ishndihmës
i Presidenti Klinton, ka
pranuar tashmë postin e shefit të
stafit. Gjatë ditës së djeshme,
Obama ka qëndruar me familjen,
më pas shkoi në palestër dhe u
hodh së fundi edhe në zyrat e fushatës
zgjedhore për të falënderuar
stafin për fitoren historike. Fitorja
e tij ka qenë në të gjitha kuptimet
një fitore historike si, për sa
i përket arritjes së tij personale,
pra fitores së presidencës, ashtu
edhe përqindjes së pjesëmarrësve
në votime dhe fitores
njëherazi të vendeve nga Partia
Demokrate në Kongres e Senat.
Për sa u përket emërimeve të reja,
ndoshta shefit aktual të Pentagonit,
Robert Gates, mund t‘i
kërkohet të vazhdojë të qëndrojë
në post, ose mund të zëvendësohet
nga senatori Chuck Hage, një
republikan kundërshtar i luftës në
Irak. Në të njëjtin pozicion mund
të vazhdojë të qëndrojë edhe shefi
i CIA-s, Michael Hayden.
Emërimin e parë të rëndësishëm
të administratës së re, Obama
pritet ta bëjë për vendin e Sekretarit
të Thesarit, personi që do të
çojë përpara planin e shpëtimit
prej 700 miliardë dollarësh, që iu
dha bankave në vështirësi. I favorizuar
për këtë post deri më dje ishte
Larry Summers, 53 vjeç, i cili ka
qenë në të njëjtin pozicion gjatë
administratës së Klintonit. Sipas
parashikimeve Obama në fjalimin
përurues të presidencës më
20 janar do të përshëndesë "rilindjen
e lirisë", si dhe do t‘i kushtojë
përnderim të veçantë, Abraham
Lincoln, Presidentit të
madh që e udhëhoqi vendin
gjatë periudhës më të vështirë të
historisë së kombit amerikan:
Luftës Civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›