E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihmësit e MekKein: "Palin nuk e di se Afrika është një kontinent"

Të jetë e vërtetë? Nëse po, do të ishte shumë e
rëndë, por të paktën këtë pretendojnë disa nga
ndihmësit e afërt të ish- kandidatit republikan për President,
MekKejn. Me këto deklarata ndihmësit e MekKejn,
që nuk dalin hapur me emra, kanë shpalosur një
realitet që vlon brenda radhëve të Partisë Republikane,
tani që kjo parti pësoi një humbje të madhe në të gjitha
frontet. Sipas këtyre ndihmësve, që ia kanë besuar
rrëfimin e tyre një gazetari televiziv, Sarah ishte edhe
e fiksuar pas blerjeve të veshjeve të shtrenjta. Sipas
disa analistëve, një sulm i tillë tregon se përçarja e
partisë është shumë më e madhe nga sa mund të
mendohet dhe se fjalët për një kandidim të mundshëm
të Palin për presidencialet e vitit 2012 nuk janë
pa bazë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›