E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumira fisnike e ish-ushtarakut

Miqtë e mi, ja ku mbërritëm në fundin e një
udhëtimi të gjatë. Populli
amerikan e tha fjalën e tij dhe
madje fare qartë. Pak më parë
pata nderin që t‘i telefonoja senatorit
Barak Obama për ta uruar
për zgjedhjen si President i një
vendi të cilin të dy e duam. Në një
garë të gjatë e të vështirë, siç ishte
kjo fushatë, suksesi i tij më imponon
respekt për aftësinë dhe
këmbënguljen që tregoi. Ai arriti që
të frymëzonte shpresën e miliona
amerikanëve, të cilët mendonin se
nuk kishin shumë në dorë në
zgjedhjen e Presidentit të tyre. Për
këtë e admiroj thellësisht. Këto
ishin zgjedhje historike dhe jam i
ndërgjegjshëm për domethënien
e veçantë që ka ky moment për
afro-amerikanët dhe krenarinë e
ligjshme që ata duhet të ndjejnë
sot. Gjithmonë kam besuar se
Amerika u ofron mundësi të gjithë
atyre që kanë vullnetin për ta
kapur atë. Senator Obama është
shembull i kësaj. Por ne të dy e
dimë se, pavarësisht se kemi bërë
shumë rrugë e kemi ecur shumë
përpara nga padrejtësitë e vjetra
që dikur prishën reputacionin e
kombit tonë dhe u mohuan disa
amerikanëve bekimin e plotë të
nënshtetësisë amerikane, kujtimi
i atyre kohëve ende sot mbart
fuqinë e të lënduarit. Një shekull
më parë, Presidenti Theodore
Roosvelt ftoi për darkë Booker
T.Ëashington në Shtëpinë e
Bardhë dhe kjo u konsiderua si
një fyerje nga shumëkush. Amerika
sot është një botë që nuk ka të
bëjë me fanatizmin e frikshëm
dhe mizor të kohëve të shkuara.
Për këtë nuk ka dëshmi më të
qartë se zgjedhja e Presidentit të
ri të Shteteve të Bashkuara. Senator
Obama ka arritur diçka të
madhe për vetveten dhe për vendin.
Për këtë e duartrokas dhe i
ofroj ngushëllimet më të sinqerta
për gjyshen e ndjerë, që nuk
mundi ta shohë t‘ia arrinte kësaj
dite. Siç na e garanton edhe besimi,
tani ajo është në paqe, pranë
Krijuesit, dhe tepër krenare për
ndihmën dhe kontributin që dha
për rritjen e një njeriu të mirë.
Senator Obama dhe unë kemi
pasur dhe kemi debatuar për disa
çështje dhe ai arriti që të mbizotëronte.
S‘ka dyshim që shumë
nga këto ndryshime mbeten
ende. Këto janë kohë të vështira
për vendin tonë dhe sonte zotohem
që të bëj gjithë sa kam
mundësi për ta ndihmuar përballë
gjithë sfidave me të cilat do
të përballet. U bëj thirrje amerikanëve
që më mbështetën, që jo
vetëm të më bashkohen në këtë
urim, por t‘i ofrojnë Presidentit
tonë të ri vullnetin e mirë dhe përpjekjen e gjetjes së rrugëve për t‘u
bërë bashkë, për të gjetur kompromiset
e nevojshme që të
sheshojmë diferencat dhe për të
ndihmuar në risjelljen e begatisë,
për mbrojtjen e sigurisë në një
botë të rrezikshme dhe për t‘u
lënë fëmijëve e nipërve tanë një
vend më të bukur e më të fortë.
Pavarësisht dallimeve, ne jemi
amerikanë dhe ju lutem, besomëni
kur ju them se asgjë nuk ka pasur
më shumë rëndësi tek unë se
ky fakt. Është e natyrshme sonte
që të ndjejmë pak zhgënjim, por
nesër duhet të hedhim gjithçka
pas krahëve dhe të punojmë së
bashku për të mirën e vendit. Ne
luftuam me aq sa mundëm dhe
dështimi është imi, jo juaji. Unë u
jam thellësisht mirënjohës gjithë
atyre që pata nderin të më mbështesnin
dhe për gjithë sa keni bërë
për mua. Do të doja që rezultati të
kishte qenë ndryshe, miqtë e mi.
Rruga ishte e vështirë, por mbështetja
dhe miqësia juaj nuk mungoi
kurrë. Nuk di ta përkufizoj
saktë tani gjithë mirënjohjen që
ushqej ndaj jush. I jam veçanërisht
mirënjohës gruas sime, Sindi,
fëmijëve, nënës sime, dhe
gjithë familjes dhe miqve të
dashur që më kanë qenë përkrah
përgjatë gjithë ulje-ngritjeve të
kësaj fushate të gjatë. Kam qenë
gjithmonë një njeri me fat dhe
kurrë më shumë se tani që pata
dashurinë dhe inkurajimin tuaj.
E dini që fushatat janë shpesh të
vështira dhe kryesisht të vështira
për familjarët e kandidatit.
Gjithë sa unë mund të ofroj tani si
kompensim është dashuria,
mirënjohja dhe premtimi për vite
më të paqta. I jam gjithashtu
shumë mirënjohës guvernatores
Sarah Palin, një nga pjesëmarrëset
më të mira që kam parë. Nuk
e di se çfarë mund të kishim bërë
më shumë për të fituar këto
zgjedhje. Do t‘ua lë të tjerëve ta
gjejnë. Çdo kandidat bën gabime
dhe jam i sigurt që unë pata
pjesën time të gabimeve, por nuk
do të kaloj asnjë moment duke u
qarë për atë se si mund të kishin
shkuar ndryshe gjërat. Fushata
ishte dhe do të mbetet një nder i
madh në jetën time dhe zemra
ime është e mbushur me shumë
mirënjohje për përvojën dhe për
amerikanët që më dëgjuan me
vëmendje para se të votonin për
senator Obamën dhe mikun tim
të vjetër, senatorin Biden, të cilët
do të na qeverisin 4 vitet e ardhshme.
Nuk do të isha një amerikan
i denjë nëse do të më vinte keq për
një fat që më dha mundësinë dhe
privilegjin e rrallë që t‘i shërbej
këtij vendi përgjatë një gjysmë
shekulli. Sot isha një kandidat për
postin më të lartë në këtë vend,
vend të cilin e dua shumë. Po sot
mbetem një shërbëtor i tij. Ky është
një bekim për të gjithë dhe për
këtë falënderoj popullin e Arizonës.
Sonte, si asnjë natë tjetër,
mbaj në zemrën time veçse dashuri
për këtë vend dhe qytetarët e tij,
ata që më mbështetën mua dhe
ata që mbështetën senator Obamën.
I uroj krahë të lehta njeriut që
ishte kundërshtari im dhe që do të
jetë tashmë Presidenti im. U bëj
thirrje amerikanëve, siç u kam
bërë gjatë gjithë kësaj fushate, që
të mos dëshpërohen për vështirësitë
aktuale, por të besojnë,
gjithmonë, në premtimin dhe
madhështinë e Amerikës, sepse
asgjë nuk është fatale dhe e pashmangshme.
Amerikanët nuk
tërhiqen kurrë. Ne nuk i fshihemi
historisë. Ne e bëjmë historinë. Ju
falënderoj dhe Zoti ju bekoftë! Zoti
bekoftë Amerikën!


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›