Rruga Durrës-Kukës, Teliti dhe Toma, shkojnë në prokurori
Kur duhen edhe vetëm 30
ditë nga mbyllja e hetimit
për dosjen "Durrës-
Kukës", prokuroria i ka
komunikuar dje dy të pandehurve
të çështjes, Armand Telitit
dhe Andi Tomës, vendimet për
shtyrjen e afatit të hetimit, si dhe
i ka njohur me provat që përmban
dosja. Dy zyrtarët e lartë,
që kanë firmosur ndërtimin e
rrugës, megjithëse nuk kishte një
projekt fillestar, janë paraqitur
paraditen e djeshme në Prokurorinë
e Përgjithshme, ku kanë
kryer një takim me prokurorin e
çështjes, Arben Kraja. Takimi ka
zgjatur rreth 25 minuta dhe burime
zyrtare nga akuza qendrore
saktësojnë se ardhja e Telitit dhe
Tomës në prokurori ka qenë për
t‘u komunikuar që hetimi është
shtyrë dhe dosja përfundon
më datën 6 dhjetor. Gjithashtu,
burimet saktësojnë se dy të akuzuarit
e mësipërm, i pari ish-zv/
ministër i Transporteve dhe i dyti
ish-drejtori i Drejtorisë Juridike
në Ministrinë e Transporteve,
janë njohur edhe me raportin
e ekspertëve kontabël, të cilët
nxorën përfundimin se rruga
do t‘i kushtojë shtetit shqiptar 1
miliard e 23 milionë euro.
Dosja e prokurorisë
Burime nga akuza qendrore
thanë se ish-zëvendësministri
i Transporteve, Amand Teliti,
akuzohet se ka shkelur procedurat
në tenderin e rrugës Durrës-
Kukës-Morinë. Ai dyshohet se
ka konsumuar veprën penale
të "shpërdorimit të detyrës".
Bashkë me Telitin janë persona
nën hetim Andi Toma dhe Lejla
Saraçi. Tre të dyshuarit janë
marrë në pyetje nga prokuroria,
e cila tha se Teliti nuk ka pranuar
asnjë akuzë. Grupi hetimor tha
dje se ka njoftuar Armand Telitin
dhe Andi Tomën për akuzën
mbi veprën penale "shpërdorim
detyre", duke iu dhënë kohë që
së bashku me avokatët e tyre të
përgatisin mbrojtjen. Gjatë verifikimeve
paraprake, Prokuroria
e Tiranës konstatoi: "Si persona
të dyshuar përgjegjës për këtë
vepër penale janë shtetasit Andi
Toma, Armand Teliti dhe Lulzim
Basha, të cilët kanë përgatitur të
gjithë dokumentacionin dhe kanë
iniciuar procedurat e VKM nr.
460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006.
Shtetasit Andi Toma, Armand
Teliti dhe Lulzim Basha janë të
dyshuar si përgjegjës për veprën
penale të shpërdorimit të detyrës
në bashkëpunim, të parashikuar
nga neni 248-25 i Kodit Penal", tha
Prokuroria e Tiranës. Po kështu,
përgjegjësi penale ka edhe ishdrejtoresha
e Rrugëve, Lejla Saraçi,
pasi ajo ka nënshkruar në
kontratën për ndërtimin e rrugës
Rrëshen-Kalimash. Në lidhje me
Lulzim Bashën, ish-ministrin
e Transporteve, akuza tha se ai
është ende person nën hetim, pasi
janë shtyrë hetimet.
Vepra penale e Telitit
Së bashku me Andi Tomën
e Lulzim Bashën, dyshohen si
personat përgjegjës, të cilët kanë
përgatitur të gjithë dokumentacionin
e tenderimit dhe janë
iniciues të procedurave të vendimit
të Këshillit të Ministrave.
Duke filluar që nga procedurat
për inicimin e vendimit të qeverisë,
procedurat përzgjedhëse të
prokurimeve deri në nënshkrimin
e kontratës, miratimin e saj
dhe lëvrimin e fondeve në formë
paradhënie në favor të shoqërisë
sipërmarrëse "Bechtel Enka",
cilësohen si vepra penale, sepse
pasojat e dëmshme kanë ardhur
dhe dëmtimi i interesave të shtetit
shqiptar sa vjen dhe shtohet.
Për këto arsye, Teliti dyshohet
si përgjegjës për veprën penale
të "shpërdorimit të detyrës në
bashkëpunim", të parashikuar
nga neni 248-25 i Kodit Penal.
Vepra penale e Tomës
Mendimet e ardhura nga ministritë
e linjës dhe Agjencia e
Prokurimit Publik janë përpunuar
prej tij në cilësinë e drejtorit
të Drejtorisë Juridike dhe pasi
janë nënshkruar nga zv/ministri
dhe ministri, janë dërguar
për shqyrtim dhe miratim në
Këshillin e Ministrave. Për këtë
arsye i është njoftuar akuza për
veprën penale të "shpërdorimit
të detyrës në bashkëpunim", të
parashikuar nga neni 248-25 i
Kodit Penal. Nga të gjitha faktet
e parashtruara, ku dëshmohen
shkelje të qarta të ligjeve të shtetit
shqiptar, të cilat cilësohen si
vepra penale, del qartë lidhja
shkakësore midis veprimeve apo
mosveprimeve të paligjshme të
tij, Armand Telitit dhe Lulzim
Bashës me pasojën e ardhur.
ditë nga mbyllja e hetimit
për dosjen "Durrës-
Kukës", prokuroria i ka
komunikuar dje dy të pandehurve
të çështjes, Armand Telitit
dhe Andi Tomës, vendimet për
shtyrjen e afatit të hetimit, si dhe
i ka njohur me provat që përmban
dosja. Dy zyrtarët e lartë,
që kanë firmosur ndërtimin e
rrugës, megjithëse nuk kishte një
projekt fillestar, janë paraqitur
paraditen e djeshme në Prokurorinë
e Përgjithshme, ku kanë
kryer një takim me prokurorin e
çështjes, Arben Kraja. Takimi ka
zgjatur rreth 25 minuta dhe burime
zyrtare nga akuza qendrore
saktësojnë se ardhja e Telitit dhe
Tomës në prokurori ka qenë për
t‘u komunikuar që hetimi është
shtyrë dhe dosja përfundon
më datën 6 dhjetor. Gjithashtu,
burimet saktësojnë se dy të akuzuarit
e mësipërm, i pari ish-zv/
ministër i Transporteve dhe i dyti
ish-drejtori i Drejtorisë Juridike
në Ministrinë e Transporteve,
janë njohur edhe me raportin
e ekspertëve kontabël, të cilët
nxorën përfundimin se rruga
do t‘i kushtojë shtetit shqiptar 1
miliard e 23 milionë euro.
Dosja e prokurorisë
Burime nga akuza qendrore
thanë se ish-zëvendësministri
i Transporteve, Amand Teliti,
akuzohet se ka shkelur procedurat
në tenderin e rrugës Durrës-
Kukës-Morinë. Ai dyshohet se
ka konsumuar veprën penale
të "shpërdorimit të detyrës".
Bashkë me Telitin janë persona
nën hetim Andi Toma dhe Lejla
Saraçi. Tre të dyshuarit janë
marrë në pyetje nga prokuroria,
e cila tha se Teliti nuk ka pranuar
asnjë akuzë. Grupi hetimor tha
dje se ka njoftuar Armand Telitin
dhe Andi Tomën për akuzën
mbi veprën penale "shpërdorim
detyre", duke iu dhënë kohë që
së bashku me avokatët e tyre të
përgatisin mbrojtjen. Gjatë verifikimeve
paraprake, Prokuroria
e Tiranës konstatoi: "Si persona
të dyshuar përgjegjës për këtë
vepër penale janë shtetasit Andi
Toma, Armand Teliti dhe Lulzim
Basha, të cilët kanë përgatitur të
gjithë dokumentacionin dhe kanë
iniciuar procedurat e VKM nr.
460, 481, 526 dhe 651 të vitit 2006.
Shtetasit Andi Toma, Armand
Teliti dhe Lulzim Basha janë të
dyshuar si përgjegjës për veprën
penale të shpërdorimit të detyrës
në bashkëpunim, të parashikuar
nga neni 248-25 i Kodit Penal", tha
Prokuroria e Tiranës. Po kështu,
përgjegjësi penale ka edhe ishdrejtoresha
e Rrugëve, Lejla Saraçi,
pasi ajo ka nënshkruar në
kontratën për ndërtimin e rrugës
Rrëshen-Kalimash. Në lidhje me
Lulzim Bashën, ish-ministrin
e Transporteve, akuza tha se ai
është ende person nën hetim, pasi
janë shtyrë hetimet.
Vepra penale e Telitit
Së bashku me Andi Tomën
e Lulzim Bashën, dyshohen si
personat përgjegjës, të cilët kanë
përgatitur të gjithë dokumentacionin
e tenderimit dhe janë
iniciues të procedurave të vendimit
të Këshillit të Ministrave.
Duke filluar që nga procedurat
për inicimin e vendimit të qeverisë,
procedurat përzgjedhëse të
prokurimeve deri në nënshkrimin
e kontratës, miratimin e saj
dhe lëvrimin e fondeve në formë
paradhënie në favor të shoqërisë
sipërmarrëse "Bechtel Enka",
cilësohen si vepra penale, sepse
pasojat e dëmshme kanë ardhur
dhe dëmtimi i interesave të shtetit
shqiptar sa vjen dhe shtohet.
Për këto arsye, Teliti dyshohet
si përgjegjës për veprën penale
të "shpërdorimit të detyrës në
bashkëpunim", të parashikuar
nga neni 248-25 i Kodit Penal.
Vepra penale e Tomës
Mendimet e ardhura nga ministritë
e linjës dhe Agjencia e
Prokurimit Publik janë përpunuar
prej tij në cilësinë e drejtorit
të Drejtorisë Juridike dhe pasi
janë nënshkruar nga zv/ministri
dhe ministri, janë dërguar
për shqyrtim dhe miratim në
Këshillin e Ministrave. Për këtë
arsye i është njoftuar akuza për
veprën penale të "shpërdorimit
të detyrës në bashkëpunim", të
parashikuar nga neni 248-25 i
Kodit Penal. Nga të gjitha faktet
e parashtruara, ku dëshmohen
shkelje të qarta të ligjeve të shtetit
shqiptar, të cilat cilësohen si
vepra penale, del qartë lidhja
shkakësore midis veprimeve apo
mosveprimeve të paligjshme të
tij, Armand Telitit dhe Lulzim
Bashës me pasojën e ardhur.