E Diel, 1 Nëntor 2026

I zë rrugën makina, përplaset autobusi

Zënia e rrugës nga një makinë
ka bërë që të përplaset
autobusi i linjës së Kinostudios.
Ngjarja ka ndodhur vetëm
pak metra larg Komisariatit
të Policisë Rrugore në kryeqytet.
Burimet policore thanë se
shkak për këtë përplasje është
bërë pengimi i rrugës nga një
automjet tjetër, i cili ishte në
korsinë e kundërt. Mësohet
se autobusi gjatë përplasjes
ka qenë me pasagjerë, por që
nuk ka pasur të dëmtuar. Në
vendngjarje mbërritën forcat e
policisë rrugore, të cilët kryen
procedurat e nevojshme për
zbardhjen e ngjarjes, por si
shkak i aksidentit mbetet devijimi
i korsisë nga automjeti tjetër,
i cili ka bërë që autobusi i linjës
Kinostudio të përplaset me një
mur shtëpie. Dëmtimet kanë
qenë vetëm materiale në pjesën
e përparme të urbanit, ndërsa
në njerëz nuk ka pasur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›