Administrata Obama me Plan “B” për Afganistanin
Një nga pikat e forta të administratës Obama në SHBA është pilitika e jashtme dhe rishikimi i strategjisë në Afganistan. Në takimet e zhvilluara paraprakisht, presidenti Barak Obama parashtroi pyetjen, nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin qeverinë dhe armatën afgane. Alternativat që po shqyrton presidenti, nuk dallojnë shumë nga plani i gjeneralit Stenli Mekristall. Zoti Obama tha para Kongresit se ai nuk ka ndërmend ta reduktojë nivelin e trupave amerikane ose të kufizojë sulmet me aeroplanë pa pilotë ndaj Al Kaidës. Madje, sipas këshilltarit të tij për siguri kombëtare, nuk do të heqë dorë as nga ndërtimi i qeverisë dhe armatës afgane. Plani “B” i Shtëpisë së Bardhë, ndoshta edhe mund të refuzojë kërkesën e gjeneralit Mekristall për trupa shtesë. Në vend të kësaj, mund të lindë ideja për ndërtimin e armatës afgane, në mënyrë që ajo të marrë përsipër luftimet, ndërsa veprimet e Shteteve të Bashkuara të fokusohen në mundjen e Al Kaidës në Pakistan. Por, një vendim i tillë mund t’i përsëriste gabimet e administratës Bush, gabime të cilat e lanë administratën e re me ngatërresat që po përballet në Afganistan, kurse tre vjet më parë Irakun e sollën buzë katastrofës. Në Irak, Bush dhe sekretari i Mbrojtjes, Donald Ramsfeld, gjithashtu vendosën ta minimizojnë nivelin e trupave amerikane. Ata ndërmorën një përpjekje ambicioze për të stërvitur trupat e reja irakiane, duke vënë theksin në sulmet kundër Al Kaidës dhe liderëve të kryengritjes. Kryengritja u fuqizua edhe më shumë, ndërsa konfliktet sektare shpërthyen në Bagdad dhe zona të tjera.
Kursi i ri nuk garanton sukses në asnjë mënyrë, por ai i mëparshmi u tregua si humbës.
9 Tetor 2009