“Integrimi në BE, prioriteti më i lartë i Shqipërisë”
Intervistë e Kryeministrit Sali Berisha për rrjetin televiziv amerikan, CNN International
Gjatë vizitës në Neë York, Kryeministri shqiptar Sali Berisha iu përgjigj interesimit të rrjetit të njohur televiziv amerikan CNN International, në lidhje me krizën ekonomike në Europë dhe aspiratës së fortë të Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.
Në intervistën e dhënë për këtë rrjet të njohur, kryeministri Berisha theksoi se integrimi në Bashkimin Europian mbetet prioriteti më i lartë i vendit dhe qeveria do të bëjë më të mirën për të arritur atë çfarë kërkohet. Ai ka siguruar se, pavarësisht krizës ekonomike në të cilën ndodhet Europa, Shqipëria synon të jetë pjesë e këtij bashkimi.
Gjithashtu edhe një herë kryeministri Berisha ka shprehur besimin se kombet evropiane i kanë të gjitha potencialet për të kaluar këtë krizë, sikurse dhe Shqipëria ka të gjitha potencialet për të qenë pjesë e një Europë të zhvilluar.
Kriza ekonomike nuk është vetëm një betejë e Greqisë. 750 mijë emigrantët shqiptarë në vend, po u dërgojnë familjeve të tyre më pak para dhe shumë prej tyre po kthehen në shtëpi. Remnitancat janë të rëndësishme për ekonominë shqiptare. Në vitin 2009 përbënin 9 për qind të GDP. Rritja ekonomike është tkurrur nga rreth 6 për qind përpara krizës ekonomike të vitit 2008, në 3.5 për qind këtë vit, por duke e krahasuar atë me atë të Bashkimit Europian, që është vetëm 0.2 për qind, tremujorin e kaluar, gjërat nuk duken keq. Pse Shqipëria akoma kaq e etur për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, në një rrëmujë të tillë?
Unë mbetem i fokusuar dhe integrimi në Bashkimin Europian është dhe do të mbetet projekti i prioritetit më të lartë i vendit tim. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur çfarë kërkohet: standarde, norma, praktika, për ta merituar atë. Unë e konsideroj një proces plotësisht të bazuar në meritë.
Por përse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e një hapësire ekonomike që aktualisht është në një fazë shumë të rrezikshme, siç e përshkruan FMN. Ne mund të përballemi me një dekadë me rritje ekonomike të humbur. Pse do të donte Shqipëria të ishte pjesë e saj?
Është e vërtetë që është një krizë serioze, por kam besimin e thellë se kombet europiane kanë të gjithë potencialet për ta kaluar atë dhe Shqipëria nuk ka asnjë arsye për të ngadalësuar përpjekjet e saj për integrimin europian, për shkak të kësaj krize. Unë besoj se Euro, pavarësisht vështirësive momentale, do të vazhdojë dhe do të mbahet ndoshta si një nga trashëgimitë më të mira të Europës, të të gjitha kohërave.