Administrata e Bashkisë në punë me biçikletë ose ecje më këmbë
22/09/2011 Dita Botërore pa Makina
Edhe kryeqyteti shqiptar përqafon nismën për Ditën Botërore pa Makina. Kjo nismë ndërkombëtare do të zhvillohet edhe në vendin tonë, në respekt të së cilës është paralajmëruar që e gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës, duke përfshirë edhe kryetarin Lulzim Basha, do të mbërrijnë në vendet e tyre të punës duke mos përdorur automjetet e tyre, por transportin publik ose biçikletat. Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet sensibilizimi i mbarë opinionit vendas për kujdesin që duhet të tregojmë për mbrojtjen e ambientit nga ndotja e shkaktuar prej trafikut dhe substancave të dëmshme që lëshohen në ajër gjatë qarkullimit të përditshëm të automjeteve. Lidhur me masat e marra për realizimin e këtij aktiviteti zëdhënësja e Bashkisë së Tiranës, Anila Bisha, ka deklaruar gjatë ditës së djeshme se Bashkia është e angazhuar në pastërtinë e qytetit dhe në reduktimin e ndotjeve. “Kjo nismë është një mesazh drejtuar qytetarëve për t’u kujdesur për qytetin tonë, për ajrin që thithim ne, të afërmit dhe fëmijët tanë. Bashkia e Tiranës, duke nisur nga kryetari dhe çdo punonjës i saj, do të paraqiten në punë me biçikletë, më këmbë ose me mjete të transportit publik për të përqafuar mesazhin e pakësimit të ndotjes së ajrit dhe të lehtësimit të trafikut”, - ka deklaruar një ditë më parë zëdhënësja Anila Bisha. Ndërkohë ajo ka shtuar se kësaj nisme duhet t’i bashkohen edhe qytetarët, të cilët mund të japin kontributin e tyre në ruajtjen e ambientit të pastër.