E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata e Kuvendit reagon pas sulmeve të opozitares Shegushe Ligori

S’çuditemi nga haluçinacionet e Ramës, ai nuk e di se Kryetari firmos për ligje dhe jo për lekë


Administrata e Kuvendit të Shqipërisë ka hedhur poshtë akuzat e deputetes socialiste Shegushe Ligori, ku sipas së cilës kryetarja e Kuvendit po pasurohet duke përdorur postin. Në reagimin zyrtar, Administrata e Kuvendit sqaron se gjithçkush mund të marrë informacionin e duhur lidhur me çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion dhe se Kryetari nuk firmos për lekë, por për ligje. “Administrata e Kuvendit nuk çuditet me halucinacionet e kryetarit të Shegushe Ligorit. Administrata është e hapur t’i japë asaj dhe kujtdo tjetër shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion. Administrata nuk çuditet që: Së pari, znj. Ligori ende nuk e di se Kryetari i Kuvendit nuk firmos për asnjë lek. Kryetari firmos vetëm ligje, rezoluta, vendime e marrëveshje të miratuara nga seanca plenare. Së dyti, Kryetari i Kuvendit paguhet bazuar në ligj si çdo paraardhës i saj, në këtë post. Administrata hedh poshtë me përbuzje si të turpshme e qesharake shpifjet e Z. Rama përmes Shegushe Ligorit”- thuhet në deklaratën për shtyp të Administratës së Kuvendit. Përsa i përket dietave, administrata sqaron se, Kryetari i Kuvendit paguhet bazuar në ligjin “Për statusin e deputetit”, ashtu siç paguhen deputetët socialistë:
Taulant Balla, Agim Leka, Armando Subashi, Ilir Beqja, Gjovalin Kadeli, Eltar Deda, Gjok Jaku, Ervin Koçi, Klodiana Spahiu, Vangjel Tavo, Skënder Hasa, Armando Prenga, Astrit Beci, Fatos Tushe, e të tjerë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›