E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha fton opozitën të angazhohet në zbatimin e rezolutës së PE

Mandatohet kreu i grupit parlametar demokrat, Astrit Patozi për të filluar negociatat me homologun e tij socialist, Ruçi për gjetjen e një zgjidhje për ngërçin politik. Berisha i kujton opozitës se vendimet për zgjedhjet dhe votat nuk i jep Kryeministri, por Gjykatat, duke i sugjeruar t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut


Shefi i qeverisë Sali Berisha përsëri dhe njëherë sot si domosdoshmëri zbatimin e rekomandimeve të rezolutës së parlamentarëve evropianë. Berisha kërkoi bashkëpunimin e opozitës, duke i kërkuar kësaj të fundit të ngrejë komision hetimor për pretendimet lidhur me zgjedhjet ndërsa përsa i takon votave, ky është një vendim që i takon gjykatave dhe jo Kryeministrit të vendit. Berisha i ka dhënë mandatim të plotë kreut të grupit parlamentar të PD-së, Patozi për të filluar negocimin me kreun e grupit socialist, Ruçi për gjetjen e një zgjidhje për krizën politike dhe për ringritjen e komisionin hetimor për transparencën e zgjedhjeve. “Unë angazhohem për zbatimin e rezolutës. Zoti Patozi të takohet me Ruçin, të ulen të diskutojnë për konkretizimin e rezolutës së PE. Ne nuk kemi kundërshti. I gjithë ky proces ka faktuar se në vend është e mundur transparenca dhe funskionimi i shtetit ligjor. Rezoluta ishte e qartë dhe angazhohem për zbatimin e saj. Garantoj se do të zbatojë rekomandimet që janë në të”- tha kryeministri gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar demokrat. Berisha theksoi se është gati të ngrejë komision hetimor të ri për hetimin e zgjedhjeve të qershorit te vitit të kaluar, ku propozon që opozita të ketë shumicën në këtë komision. Por, sa i përket votës, brenda në kutitë e votimit, Berisha përsëriti para ligjvënësve demokratë se kjo nuk i takon ta caktojë ai si kryeministër, por Gjykatat. “Komisionin po të duan, le ta ngrenë prapë, le ta kenë shumicën. Unë nuk kam kundërshtim të lexohet dhe vota, por kjo në bazë të ligjit të Gjykatës Kushtetuese. PS le t’i drejtohet Gjykatës, në rast tjetër edhe Gjykatës së Strasburgut”- deklaroi më tej kryeministri Berisha. Sipas kryeministrit, kjo vështje duhet zgjidhur shpejt dhe mirë, pasi po afrohen zgjedhjet lokale dhe shoqëria shqiptare, sipas tij duhet të mbyllë cështjen e 28 Qershhorit dhe më pas tu drejtohet sërisht kutive të votimit, këtë radhë për zgjedhjet lokale. “Uroj, shpresoj, besoj që të arrijmë të fillojmë punën për zgjedhjet e ardhshme. Le të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme si një shoqëri e mirë që jemi”- u shpreh kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij kryeministri Berisha u përqendrua edhe tek shkurtimi i shpenzimeve duke pohuar se vendimi është marrë për t’i dhënë shtysë sektorit privat. Ai pohoi se shkurtimet e shpenzimeve për rreth 25% u bënë me qëllimin që në kohën e një krizë botërore të borxheve, Shqipëria të mos lejojë rritje të shpenzimeve. “U vendos të shkurtohen shpenzimet që është e mundshme të shkurtohen. Askush nuk do donte të shkurtonte shpenzimet, por është e domosdoshmë që sektorit privat t’i hapen hapësirat më të mëdha”- u shpreh kreu i qeverisë. Sipas tij, këtë 6-mujor ka rritje 26% të invesimeve direkte krahasur me vitin e kaluar. “Bizneset e reja të regjistruara në 6 muaj janë 40% më shumë se 6-mujorin e vitit të kaluar”, nënvizoi Berisha. Sipas kryeministrit, trendi është qartësisht pozitiv. “Gjithçka duhet të zhvillohet në përputhje me parashikimin ekonomik të kësaj mazhorance. Nuk ka asnjë krahasim me asnjë nga vendet përreth. Rritja ekonomike ne përiudhën më të vështirë është mbi 2%. Rritja vazhdon”, saktësoi ai. Berisha tha se përpjekja për mos rritjen e borxhit është qendrim serioz i përshtatshëm në përputhje me situatën europiane dhe botërore të euros. “Ne vendosëm të rrisim rrogat nga 4%-11 apo 12% sipas ketegorive. Kemi vepruar drejt . Administrata duhet të shpërblehet sa më mirë për punën që bën”- vuri në dukje më tej, kryeministri Sali Berisha.


Berisha komenton finalen e Kupës së Botës, Hollandë-Spanjë


çfarë mund të them për të, ishte ndeshje e shkëlqyer. Spanja fitoi me dinjitet të plotë, Holanda humbi me dinjitet të plotë, sepse dhe ata dhuruan një futboll të shkëlqyer, morën një gol në lojën shtesë, por askush nuk mund të thotë se Spanja nuk meritoi fitoren dhe askush nuk mund të thotë se Holanda nuk dhuroi një lojë të nivelit më të lartë, të dyja sëbashku mund të them se ishin në lartësinë më të madhe që është parë ndonjëherë dhe e rëndësishme është që futbolli në të njëjtin rast, një kurorë mbretërore do të kishte këtë radhe pasi janë të dyja monarki. E mori Spanja dhe e meritoi plotësisht ishte një lojë e mrekullueshme. Këto ishin komentet e mija për një ngjarje kaq madhore, e cila e paralizoi gjithçka edhe politikën. Pamë dhe flamurin shqiptarë në stadium dhe dua ti falënderoj ata tifozë dhe e ngritën flamurin shqiptarë në stadium.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›