Kriza në Gaza, Moon në vizitë në Siri
Damask - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka mbërritur sot në Damask të Sirisë, në kuadër të turit kushtuar krizës në Gaza, ku do të takohet me presidentin sirian, Bachar al-Assad.Ban Ki-Moon u prit në aeroport nga ministri sirian i Punëve të Jashtme, Walid Mouallem. Pas vizitës në Siri, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, do të niset në Egjipt ku do të jetë pjesëmarrës në një samit ku janë të ftuar presidentët e disa shteteve dhe qeveritarë, prej të cilëve dhe presidenti francez Nikolas Sarkozy me kërkesë të presidentit egjiptian, Hosni Moubarak për konfliktin në Gaza.