E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç: Bisedime për implementimin e 6-pikëshit

Beograd–Ministri për Kosovën në qeverinë serbe Goran Bogdanoviç ka përshëndetur nismën e shefit të UNMIK-ut Lamberto Zannier për bisedime dhe se Beogradi është i gatshëm në çdo moment për bisedime në implementimin e planit gjashtë pikësh. Sipas Bogdanoviçit këto bisedime duhet të "mbulojnë fushat si policia, gjyqësia, doganat, mbrojtja e monumenteve kulturore dhe historike dhe kufijtë administrativë, si dhe infrastrukturën".

Synimet e Beogradit, thotë Bogdanoviç për gazetën "Blic", janë që në mjediset serbe pjesëtarë të policisë të jenë të komunitetit serb, që një përfaqësues i komunitetit serb të jetë zëvendës i policisë ndërkombëtare. Bogdanoviç ka hedhur poshtë çdo mundësi që serbët të punojnë sipas ligjeve të shtetit të Kosovës.

Gjithashtu ai hedh poshtë mundësinë e ndarjes së Kosovës, duke thënë se qeveria serbe kurrë nuk ka diskutuar për këtë, por Beogradi synon "ta ruajë Kosovën në kufijtë e Serbisë". qik

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›