Pakistan, vriten 15 militantë
Islamabad -Të paktën 15 persona të dyshuar si militantë janë vrarë nga ushtria pakistaneze gjatë përleshjeve në rajonin e trazuar fisnor në veriperëndim të vendit, që kufizohet me Afganistanin. Zona e përleshjeve ndodhet afër rajonit ku trupat e Pakistanit e kanë luftuar Al Kaedan dhe kryengritësit talebanë në fushatën, në të cilët thuhet se janë vrarë më shumë se 1.700 kryengritës.