BE përshëndet arritjen e marrëveshjes për gazin
Bruksel -Bashkimi Evropian ka përshëndetur sot arritjen e marrëveshjes për gazin midis Rusisë dhe Ukrainës që do të bëjë të mundur rifillimin e dërgesave të gazit rus drejt Evropës, duke nënvizuar se prova e vetme do të ishte kur gazi të qarkullonte realisht. ''Përshëndesim njoftimin për arritjen e një marrëveshjeje politike, por jemi akoma mjaft të matur, sepse ka pasur shumë marrëveshje të hedhura poshtë dhe premtime të pa mbajtura''- deklaroi zëdhënësi i presidencës çeke të BE-së.
''Kontrata mes Rusisë dhe Ukrainës nuk është nënshkruar akoma dhe dërgesat akoma nuk kanë rifilluar'', shtoi ai. Komisioni Evropian përshëndeti marrëveshjen dhe në mënyrë të veçantë njoftimin se transiti i gazit do të mund të rifillojë nesër.