Administrata e re detare
Qeveria miratoi dje projektligjin për "Administratën detare", i cili synon reformimin e sektorit të transportit detar. Projektligji, i hartuar me ndihmën e ekspertëve spanjollë dhe me fonde të BB-së, jep një kontribut efektiv në zhvillimin dhe komercializimin e porteve, trafikut detar, si dhe industrisë së peshkimit dhe turizmit. Krijimi i strukturave të reja të kontrollit do të sjellë rritjen e nivelit të Flotës Detare.