Biznesi: BSH të ulë normat e interesit
Bizneset industrialiste në vend kërkojnë nga Banka e Shqipërisë që të reflektojë me kujdes në marrjen e vendimit mbi politikën monetare. Nisur nga shtrenjtimi i kredive falë politikës forcuese të BSH-së, Konfindustria kërkon uljen e normës bazë të interesit, e cila aktualisht është 6.25 për qind. Reagimi i bizneseve vjen pak ditë pas qëndrimit të drejtuesve të bankave të nivelit të dytë, për ulje të interesave, si masë lehtësuese ndaj subjekteve private. Po ashtu, Konfinduestria, me anë të deklaratës së djeshme, kërkon nga BSH-ja më shumë kujdes në marrjen e vendimit për rishikimin e normës bazë të lekut.
Ulja e normës së inflacionit në ekonominë shqiptare, si ndikim i importuar nga zhvillimet e fundit të ekonomisë botërore, jo vetëm lejon, por bën të detyrueshëm rishikimin e politikave shtrënguese monetare të Bankës së Shqipërisë. Bazuar në të dhënat që vijnë pranë Konfindustrisë nga industritë më të rëndësishme të vendit, duke filluar nga muajt e parë të 6-mujorit të dytë të vitit 2008, sektorë të ndryshëm të industrisë raportojnë ulje të ndjeshme të nivelit të shitjeve. Sa më sipër, është i prekshëm për industritë e minierave, metalurgjike, mekanike, industritë e prodhimit të letrës, për të vazhduar më pas në degë të ndryshme të industrisë ushqimore sikundër është industria e prodhimit të pijeve alkoolike, industria e pijeve joalkoolike, e birrës, e përpunimit të mishit etj. Ulja e normës bazë të interesit do të jetë një veprim që sadopak do të mund të ndikojë në lehtësimin e problemeve në industritë vendore. "Ulja e normës bazë të interesit për monedhën kombëtare duhet të shoqërohet me rregulla të forta në procesin e kreditimit nga bankat e nivelit të dytë për rritjen e cilësisë së kreditimit, për të parandaluar thellimin e kahut rritës të "kredive të këqija" kundrejt masës totale të kredive", tha dje administratori i përgjithshëm, Gjergj Buxhuku.