E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata gjyqësore, sot vendimi i Ligjeve

 

Beteja e radhës mes maxhorancës dhe opozitës pritet të jenë projektligjet “Për administratën gjyqësore” dhe për “Ekzekutimin e veprave penale”. Drafti i parë për administratën gjyqësore pritet të ketë debate, pasi opozita ka pasur një procedurë të veçantë të sajën për shqyrtimin e tij, që përfshihet si pjesë e paketës për reformën në sistemin e drejtësisë. Socialistët kanë kërkuar që në lidhje me këtë draft të dëgjohen grupet e interesit, duke përfshirë shoqatat e gjyqtarëve, si dhe KLD-në. Projekti shihet si një pjesë e rëndësishme e reformës në sistemin e drejtësisë. Pasi është parashikuar vendosja e pagave të reja për punonjësit e gjykatave, duke i dhënë statusin e nëpunësit civil. Projektligji i dytë, ai “Për ekzekutimin e veprave penale” parashikon ngritjen e një institucioni të ri, të Shërbimit të Provës, i cili do të vëzhgojë nga afër të dënuarit, të cilëve iu është dhënë gjysmëliria, apo dënimi alternativ. Gjithashtu parashikohet ulje e dënimit për një kategori të burgosurish, të cilët janë dënuar deri në 5 vjet. Ky projekt i tillë është i lidhur së bashku me ndryshimet e paraqitura nga ana e qeverisë për “Kodin Penal”. Këto ndryshime penale parashikojnë dënime drastike për ata shtetas që vjedhin energjinë, pronën, ndërtimet pa leje duke hequr ndëshkimin penal në formën e gjobitjes. Gjithashtu parashikohet dhe dënimi alternativ, për të cilën opozita është pro. Pjesa për të cilën të majtët janë kundër lidhet me dënimet maksimale kur hiqen për rastet e vjedhjes së energjisë elektrike. Ndryshimet në Kodin Penal, edhe pse u miratuan nga maxhoranca në komisionin e Ligjeve mund të vihen në rrezik në Kuvend, pasi kërkohet një numër i cilësuar i votave. Opozita ka paralajmëruar votën kundër, ndërsa shpresa e maxhorancës ngelet te grupi i ri kuvendor, i “Qendrës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›