E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Qeveria s’duhet të dominojë institucionet”

 

Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Fraser Wilson, tha gjatë një interviste në emisionin “60 minuta” të gazetarit Franko Egro në “Koha Televizion”, se qeveria nuk duhet të dominojë institucionet. Në të kundërt, sipas tij, shkohet në diktaturë. “Ne besojmë se pavarësia e institucioneve publike është shumë e rëndësishme. Është e gabuar që një institucion të sundojë një tjetër. Qeveria s’duhet të dominojë, Parlamenti s’duhet të jetë dominues. Është një çështje kontrollesh dhe ekuilibrash. Është e rëndësishme që t’i bësh si duhet këto kontrolle dhe ruajtje ekuilibrash”. “Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, problemi është se nëse një organizatë ose institucion e bën këtë, atëherë shkojmë drejt rrugës së diktaturës. Dhe diktatura është diçka për të cilën Shqipëria di gjithçka, dhe s’mendoj se njerëzit duan të shkojnë në atë rrugë”, theksoi Wilson.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›