E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenal ngadhënjen, barazon Juve e Bajern

 

Nëntë herë kampioni i Europës, Reali i Madridit, dominoi plotësisht takimin kundër Zenit në Sënt Petërsburg, duke fituar me rezultatin 2-1 Hubikan realizoi një autogol në favor të madrilenëve qysh në minutën e 4-t. Zeniti barazoi me Danin në të 24’, por Rud van Nistelroi shënoi golin e fitores në minutën e 31-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi (H) skuadra bjelloruse Bate Borisov e bëri të vuajë jo pak Juventusin, duke ndalur në një barazim 2-2. Bate kaloi në avantazh shumë shpejt falë golave të Krivets (17’) e Staseviç (23’). Iakuinta vendosi ekuilibrat në fund të pjesës së parë, duke realizuar dy gola në minutat 29 e 45+2. Në grupin E, Mançester Junaitid fitoi 3-0 në Danimarkë kundër Alborg. Runi shënoi në minutën e 22-të. Bullgari Dimitar Berbatov dyfishoi shifrat në minutën e 55-të, duke mbyllur praktikisht ndeshjen, teksa më pas pati kohë edhe për një gol të tretë. Takimi tjetër Vilareal-Sëlltik u mbyll me rezultatin 1-0. Markos Sena (67’) shënoi për formacionin spanjoll. Në grupin F, Bajerni vazhdoi paraqitjet jo bindëse, duke barazuar 1-1 me Olimpikun e Lionit. Në takimin tjetër të këtij grupi, Fiorentina e Steaua u ndanë barazim pa gola. Në Grupin G, Arsenali u tregua i pamëshirshëm ndaj Portos në fitoren e thellë 4-0. Fenerbahçe barazoi 0-0 me Dinamon e Kievit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›