E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramiz Lladrovci tërhiqet nga kërkesa për rastin “Kiçina”

Deputeti Ramiz Lladrovci është tërhequr nga kërkesa fillestare e debatit që kërkonte ngritjen e komisionit ad hoc për të shikuar shkeljen e të drejtave të njeriut për rastin “Kiçina”,

Sipas burimeve të Indeksonline, ai është tërhequr pas presionit të shumëllojshëm, sidomos nga shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar dhe ambasada amerikane.

Kërkuesi Ramiz Lladrovci, ka hequr dorë nga nga kërkesa e tij dhe kjo dëshmohet përmes një letreje që ka siguruar Indeksonline, të cilën Lladrovci planifikonte ta lexonte gjatë seancës së Kuvendit.



Ai nga kërkesa për ngritjen e komisionit ad hoc për shqyrtimin nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut, përfundoi me kërkesën për ndihmë ligjore falas.

Meqë, në Kuvend ishte ndërruar pika e rendit të ditës, Lladrovci nuk arriti ta lexonte letrën dhe planifikon që ta lexojë në seancën e ardhshme

Gjatë seancës u kërkua pauzë në ora 13:00. Deputetët ndërkohë ishin në radhë për të marrë fjalën folur. Transmetimi i seancës rifilloi në 15:25 dhe u konstatua se në sallë nuk ka kuorum për votim.
Gjatë kësaj koh, Zhbogar u kishte dërguar letër mediave duke u shprehur i shqetësuar për diskutimin në Kuvend.

Sipas burimeve të Indeksonline, Zhbogar edhe më herët i kishte takuar subjektet politike duke i porositur që të mos diskutonin për këtë çështje.

Lidhja Demokratike e Kosovës ishte e vetmja që u shpreh kundër kërkesës që Kuvendi të formojë kkomisionin ad hoc për këtë punë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›