Administrata shtetërore do të publikojë në buletin zyrtar të gjitha njoftimet dhe veprimtarinë e saj
Administrata shtetërore do të publikojë të gjitha informacionet dhe njoftimet e saj në buletinin zyrtar të qeverisë. Buletini përmban kapitullin e prokurimeve publike dhe në kapitujt e tjerë të gjitha llojet e njoftimeve. Departamenti i Administratës Publike, në përputhje me ligjin e shërbimit civil, njoftimin e ditës së parë do ta bëjë në dy gazeta, ndërsa të gjitha njoftimet e mëpasshme, të cilat i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 800 mijë lekë (si njoftime të marra së bashku), do të publikohen në buletin, duke mundësuar kryerjen e këtij shërbimi me shpenzime më të vogla. Përveç buletinit, u shpreh kryeministri gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë dhe web-et e të gjitha institucioneve, që duhet të shpallin çdo shpenzim, çdo veprimtari të titullarëve, të botojnë çdo udhëzim që ata firmosin dhe çdo dokument që ka të bëjë me veprimtarinë publike dhe me paratë e taksapaguesve. Z. Berisha theksoi se veprimtaria e kryeministrit, e ministrave, e zvministrave dhe drejtorëve që në momentin që ajo ka të bëjë me paratë e taksapaguesve është vetëm publike.