Këshilli i Ministrave miraton Kartën e Studentit, që krijon lehtësira në shërbimet ndaj tyre
Qeveria miraton Kartën e Studentit, një dokument që krijon lehtësira në shërbimet ndaj studentëve. Vendimi për pajisjen me Kartën e Studentit, e paraqitur nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, siguron lehtësira për studentët dhe do ta përfitohet nga rreth 40 mijë studentë. Duke përshëndetur vendimin, kryeministri Berisha kërkoi edhe nga ministritë e tjera, veçanërisht Ministria e Transportit, të marrin përsipër lehtësirat e domosdoshme për studentët në të gjitha shërbimet ndaj tyre, tarifa të zbutura e më të veçanta. z. Berisha tha se vendimi duhet të decentralizohet dhe të mos jetë atribut i ministrisë, por duhet të delegohet pranë universiteteve. "Duke qenë se kjo kartë, - tha z. Berisha - është në një farë mënyrë edhe letër me vlerë, për shkak të pasojave financiare që ka, duhet t'i garantohen të gjitha kushtet e saj e të siglohet nga kancelari i universitetit". Gjatë diskutimit, anëtarët e Këshillit të Ministrave propozuan disa ndryshime në vendim.(Vendimi do të publikohet, sapo të bëhet refletimi i tyre në vendim).