Sezoni veror, me pak shqiptare, me shume te huaj
TIRANE - Sezoni turistik, qe zyrtarisht nis ne dhjetediteshin e dyte te muajit maj, kete vit ka shenuar shifra te ndryshme nga ai i nje viti me pare. Duke i hedhur nje sy shifrave te hyrje-daljeve te regjistruara ne pikat e kalimit kufitar, per muajt maj qershor, vihet re se ne total kete vit ka nje renie te shqiptareve qe kane hyre e dale ne keto pika, ndersa ka nje rritje te te huajve. Levizjen ne shifra me te uleta te shqiptareve e kane konstatuar edhe agjencite turistike qe operojne ne kryeqytet. Nga shitjet e biletave te tyre, ata kane vene re se kete vit ndryshe nga vitet e kaluara, me pak shqiptare kane preferuar te kalojne pushimet jashte vendit. Por edhe shqiptaret qe kane hyre ne atdhe, ku per sezonin veror nenkuptohen emigrantet shqiptare, per dy muajt qershor-korrik, kane qene me te paket ne numer se vitin e kaluar. Keshtu referuar shifrave, ne muajin qershor te ketij viti, rezultojne se kane hyre 470 shqiptare me shume se vitin e kaluar, ndersa ne muajin korrik kane hyre 12 618 me pak. Por ne totalin e dy muajve rezulton se kane hyre 12 146 me pak shqiptare se nje vit me pare. Por edhe ne dalje, shifrat qe raportohen nga policia per levizjen e shqiptareve, jane negative. Keshtu ne qershorin e ketij viti kane dale 20 271 shqiptare me shume se nje vit me pare, ndersa kete korrik kane dale 53 122 me pak shqiptare se korrikun e nje viti me pare. Ne totalin e dy muajve, serish shifrat flasin per 32 851 shqiptare me pak qe kane dale nga pikat kufitare te vendit. Nese krahasohet muaji qershor me korrikun, si ne hyrje dhe ne daljet e shqiptareve, vihet re se qershori ka permban shifra pozitive, por shifrat negative te korrikut ne total, tregojne se ka pasur me pak shqiptare qe kane hyre dhe kane dale. Krejt e kundert paraqitet panorama kur flitet per shtetasit e huaj. Shifrat tregojne me shume turiste te huaj qe kane hyre dhe kane dale gjate muajve qershor-korrik te ketij viti. Keshtu ne qershorin e ketij viti rezultojne se kane hyre 35 563 me shume te huaj se nje vit me pare, ndersa kane dale 72 565 me shume se ne te njejtin muaj te vitit te kaluar. Po keshtu edhe muaji korrik flet per shifra pozitive ne rritje. Ne korrikun e ketij vitit kane hyre 119 424 te huaj me shume se nje vit me pare, ndersa kane dale 61 291 me shume se korriku i kaluar. Pra totali i te dy muajve te kesaj vere tregon se deri ne kete faze qe jemi kane hyre ne Shqiperi 778 421 te huaj, ose 154 987 me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare. Kjo tregon se Shqiperia eshte pare si vend i preferuar per te kaluar pushimet me shume nga te huajt sesa nga vete shqiptaret.