Administrativja, fondi 6.4 herë më i vogël se ai amerikan
26/03/2012 Gjatë kësaj jave do të përfundojë shqyrtimi në Komisionin e Ligjeve
Qeveria jep 2.5 milionë nga 16 milionë dollarë që u dogjën nga mosbotimi në kuvend para dy vjetësh
Fondi i qeverisë shqiptare për ngritjen e gjykatave administrative në vend do të jetë shumë herë më i vogël se fondi amerikan që u akordua 2 vjet më parë për të njëjtën çështje. Kostoja fillestare e gjykatave administrative pritet të jetë rreth 2.5 milionë dollarë, apo 6.4 herë më i vogël nga fondi i akorduar në kuadër të Programit Sfida e Mijëvjeçarit. Projekti prej16 milionë dollarësh i iniciuar nga USAID-i, që parashikonte që në Shqipëri të ngrinte institucionin e Gjykatës Administrative, u dogj për shkak të mungesës së konsensusit të opozitës për ta votuar atë deri më 31 janar të 2011-s, që ishte afati i fundit i vendosur nga Departamenti i Shtetit për projektin në fjalë. Ligji për Gjykatat administrative nuk u miratua në afatin e kërkuar nga amerikanët për shkak të kushtëzimit që bëri opozita në atë kohë, e cila kërkoi hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 dhe bërjen e transparencës, në mënyrë që të votonte ligjin për ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Administrative.
Shpërndarja e fondit
Deputeti i mazhorancës Enkeljed Alibeaj në një intervistë për mediet u shpreh se paratë që do të dalin nga buxheti i shtetit do të destinohen për ngritjen e godinave dhe rekrutimin e stafit. “Struktura, burimet njerëzore, gjyqtarë dhe administratë gjyqësore, duhen ndërtesat, duhen pajisur ato, duhet teknologjia e informacionit, e cila do të duhet të aplikohet. Kanë qenë të dedikuara për këtë qëllim nga USAID-i 2.5 milionë dollarë këtu e tre vjet të shkuar, që për shkak të papërgjegjshmërisë së opozitës humbën. Qeveria shqiptare ka të gjithë vullnetin për tia dedikuar edhe një herë nga buxheti i shtetit, sepse besoj se ajo çfarë rifiton në terma konkretë financiarë prej biznesit është e shumëfishtë ndaj 2.5 milionë dollarëve që kërkon kjo gjykatë”, - tha Alibeaj, ish-ministri i Drejtësisë, propozues i ligjit që qëndron në pritje të votave të Partisë Socialiste prej 4 vjetësh. Ndërkohë brenda tre muajsh nga miratimi i ligjit, që kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend, Ministria e Drejtësisë ngarkohet të nisë ngritjen e gjykatave administrative në gjithë vendin. Ndër të tjera deputeti i PD-së theksoi se pas marrjes së vendimit nga gjykata administrative ekzekutimi i vendimit nuk i nënshtrohet asnjë tarife, ai zbatohet nga përmbaruesit gjyqësorë në dispozicion të gjykatës. “Tarifat për sa i përket paraqitjes së ankimeve do ti nënshtrohen të njëjtit sistem. Për sa i përket ekzekutimit të vendimeve - dhe kjo është një nga pikat më delikate dhe më defektoze - do të jetë pothuajse e barabartë me zero tarifa e ekzekutimit”, - tha Enkelejd Alibeaj.
Bashkëpunimi i palëve
Ndërkohë relatori socialist i draftit, që pritet të hidhet në votë në fund të muajit, Armando Subashi, u shpreh se puna mes PD-së dhe PS-së është në rrugë të mbarë. “Gjatë javës që vjen besoj do të punojmë me kohë të plotë dhe me impenjim maksimal. Nuk mund të vë afate se kur do të mbarojë, sepse ligjet nuk janë gjëra që bëhen me normë. E rëndësishme është që produkti të jetë i mirë, cilësia e ligjit të jetë më e mira e mundshme dhe të shprehë të gjitha vërejtjet apo sugjerimet e grupeve të interesit lidhur me projektin”, - tha deputeti socialist. Një javë më parë Komisioni për Çështjet Ligjore kërkoi nga Ministria e Drejtësisë një relacion të plotë për nenet e Gjykatës Administrative, si dhe koston financiare për ngritje e këtij institucioni. Kjo kërkesë u paraqit nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj, i cili argumentoi se kjo do ti shërbejë përshpejtimit të shqyrtimit të neneve. Deputetët në Komisionin e Ligjeve kanë arritur kompromis për tri nenet e para, ndërsa u shty për ditën e hënë shqyrtimi i neneve të tjera. Sipas deputetëve, nga të dyja forcat politike pritet që ky projektligj të kalojë brenda kësaj jave. Ngritja e Gjykatave Administrative synon shqyrtimin në një kohë më të shkurtër të çështjeve ndërmjet biznesit dhe shtetit.