E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Tempull edhe për besimtarët bektashinj

23/03/2012  Besimtarët bektashinj kremtojnë Sulltan Nevruzin

Teksa ka uruar besimtarët për festën e Sulltan Nevruzit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka bërë të se ka ardhur koha që edhe besimtarët bektashinjtë të kenë tempullin e tyre ku mund të kryejnë lirisht ritet fetare. Për këtë Bashkia e Tiranës do të bashkëpunojë me Kryegjyshatën e Bektashinjve për iniciativën e ndërtimit e këtij tempulli. Premtimin për tempullin e ri Basha e ka dhënë gjatë vizitës së tij në selinë e Kryegjyshatës me rastin e ditës së Nevruzit, ku u takua edhe me baba Edmond Brahimaj. "Kjo është një ditë e veçantë për besimtarët bektashinj dhe për të gjithë Tiranën. Shpreh angazhimin për të bashkëpunuar me Kryegjyshatën dhe i bashkëngjitem edhe deklaratës së Kryeministrit për të përfunduar tempullin e Kryegjyshatës, e cila është një domosdoshmëri për besimtarët bektashinj, por edhe si një nder për kryeqytetin”, - ka deklaruar Basha. Mijëra besimtarë bektashinj në të gjithë vendin kanë kremtuar gjatë ditës së djeshme festën e Sulltan Nevruzit, duke përcjellë mesazhin e paqes në familje si dhe atë të dashurisë, respektit e fisnikërisë mes njëri-tjetrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›