Kemabon: EULEX funksional në Kosovë nëse nuk ka kundërshtime
Shefi i EULEX-it Yves de Kemabon ka thënë se ky mision mund të bëhet plotësisht funksional në Kosovë në fillim të dhjetorit, nëse tejkalohen kundërshtimet nga minoriteti serb. Lideret kosovare kane reaguar duke u shprehur se vendimet per Kosoven nuk merren ne Serbi.
PRISHTINE--Shefi i EULEX-it Yves de Kemabon ka thënë se misioni i EULEX mund të bëhet plotësisht funksional në Kosovë në fillim të dhjetorit, nëse tejkalohen kundërshtimet nga minoriteti serb.
Në një intervistë për AFP-në, Kermabon ka thënë se një marrëveshje me Serbinë për vendosjen e EULEX-it në Kosovë nuk është e largët, por megjithatë, ai ka thënë se mbetet i matur.
"Mendoj se do të jetë e mundur, që të fillojmë në fillim të dhjetorit, në fazën fillestare, duke pasur parasysh se sërish na duhet pak kohë, për të mbledhur tërë personelin, në mënyrë që të zbarkohemi në tërë Kosovën", ka thënë Kermabon, duke përsëritur se EULEX-i nuk do zbarkohet me forcë.
Por me sa duket nje deklarate e tille nuk eshte pritur mire nga lideret kryesore te Kosoves, Sejdiu dhe Thaçi te cilet jane shprehur se per Kosoven nuk mund te vendose Beogradi. Presidenti Sejdiu deklaroi se EULEX-i ka mandatin e vet dhe shfaqi besimin se ky mision do të shtrihet shumë shpejt ne veri të Kosovës. Ndërkaq, kryeministri Thaçi tha se për Kosovën vendosin vetë institucionet e Kosovës. Kreu i qeverisë kosovare vuri në dukje se, EULEX-i është mision këshillues dhe lehtësues.
(d.bNews24/BalkanWeb)