E Diel, 1 Nëntor 2026

Administratori i PNUD-it, Z. Kemal Derviş ngushëllon Kryeministrin Berisha për tragjedinë e Gërdecit

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh ngushëllimit nga Administratori i PNUD-it, Z. Kemal Derviş në të cilin shkruhet:

“I nderuar zoti Kryeministër,

Mësova me dhimbje të thellë lajmin e shpërthimit në Gërdec. Humbja e aq shume jetëve njerëzore, plagosja e shumë qytetarëve dhe dëmet aq të mëdha materiale si pasojë e shpërthimit ishin për mua një lajm tronditës. Dëshiroj t’ju ofroj simpatinë time më të thellë për ju dhe për familjarët dhe të afërmit e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi, si dhe t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të tyre dhe mbarë shqiptarëve. Organizata e Kombeve të Bashkuara mbetet e vendosur për të ndihmuar Shqipërinë në këtë tragjedi. Mendimet dhe ndjenjat tona janë me Ju në këto vështirësi,”- përfundon mesazhin e tij Administratori i PNUD-it, Z. Kemal Derviş.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›