E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Italian, Z. Romano Prodi ngushëllon Kryeministrin Berisha për tragjedinë e Gërdecit

Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh ngushëllimi për ngjarjen e Gërdecit nga Kryeministri i Italisë, Z. Romano Prodi. Në mesazhin e tij, Kryeministri Prodi shprehet:

“I nderuar dhe i dashur Kryeministër,

Dëshëroj t’ju shpreh ngushëllimet më të thella e të sinqerta , në emrin tim personal dhe të Qeverisë Italiane, për tragjedinë e madhe që goditi vendit Tuaj. Në këtë moment të veshtirë ndihem pranë Jush dhe pranë të gjithë familjarëve dhe të afërmve të viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi. Dua shumë t’ju siguroj se Italia është pranë jush dhe Shqipërisë mike në këto rrethana të rënda. Unë e di se autoritetet italiane janë aktivizuar tashmë për të ofruar asistencë dhe janë duke bashkëpunuar me autoritetet shqiptare. Shpresoj se të bashkuar do të mund të përballojmë nevojat primare të popullatës së prekur nga tragjedia si dhe të lehtësojmë vuajtjet e tyre,” - mbyll mesazhin e tij Kryeministri italian, Z. Romano Prodi.

 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›